Jeta në Zvicër
Adelina Muhagjeri
„Do të angazhohem për një politikë më të fortë familjare dhe nëpërmes SP-së, bashkë me gratë e tjera, t’i bëjmë ndryshimet në politikë“, thotë Adelina.
Për jo më shumë se dy javë, më 28 shkurt, kantoni i Sankt Gallenit do të mësojë emrat e rinj të parlamentarëve për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Deri në këtë datë kanë mbetur edhe pak ditë dhe politikania e socialdemokratëve, Adelina Muhagjeri, kërkon votat e qytetarëve që akoma s’janë përcaktuar apo nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit nëpërmes postës.
Në një takim që ka zhvilluar të hënën me gratë shqiptare të zonës ku garon, politikania e partisë së majtë i ka siguruar pjesëmarrëset se në rast se do të zgjedhet, ajo do të punojë për avancimin e të drejtave të grave.
„Do të angazhohem për një politikë më të fortë familjare dhe nëpërmes SP-së, bashkë me gratë e tjera, t’i bëjmë ndryshimet në politikë“, thotë Adelina.
Interesimin e grave shqiptare, Muhagjeri e ka shfrytëzuar më tej për t’i njoftuar ato mbi ecurinë e fushatës zgjedhore dhe angazhimin e saj politik.
Siç merret vesh nga grupi mbështetës, fushata e Adelina Muhagjerit është mjaft intensive. Krahas prezencës mediale e në rrjete sociale, Muhagjeri ka shpërndarë me dhjetëra pllakate në zonën e saj zgjedhore. Ka kërkuar votën nëpërmes thirrjeve telefonike dhe ka shfrytëzuar sistemin e njoftimit për kandidaturën e saj, duke dërguar sms në adresë të telefonave mobilë.
Vajza që është rritur në këtë qytet, ka marrë përkrahje të fuqishme si kandidate që angazhohet mbi gjitha kundër iniciativës së SVP-së për dëbimin e të huajve dhe për përmirësimin e gjendjes sociale të gruas.
Moderatorja e shoqatës së grave Femmes-Tische, Drita Krasniqi dhe biznesmenja e kompanisë „Ostfinance“, Emine Sahiti Memedi, e kanë siguruar Muhagjerin se do ta mbështësin kandidaturën e saj politike.
„Ne kemi një rrjet me të organizuar të grave dhe e kemi ftuar Adelinën këtu për të na shpjeguar angazhimin e saj politik. Ajo na ka premtuar se do të angazhohet për të drejtat e grave dhe me këtë qasje politike që ka ajo, mund t’ iu siguroj se ne do të lobojmë dhe ta mbështesim kandidaturën e politikanes Adelina Muhagjeri“, thotë për albinfo.ch udhëheqësja e grave në Femmes-tische, Drita Krasniqi.
Me fjalë optimiste ka folur po ashtu edhe Emine Memedi, bashkëpronare e kompanisë Ost-Finance me seli në St. Gallen. „Unë shpresoj për një rezultat pozitiv të Adelinës. Angazhimi i saj politik prek temat që më interesojnë mua, prandaj ka mbështetjen time“, shprehet Memedi.
Një ndër temat zgjedhore që preukopon Adelinën dhe ku ajo premton se do të angazhohet fuqishëm është ndryshimi i politikave ndaj nënave me fëmijë të vegjël që dëshirojnë të bëjnë karrierë në profesionin e tyre.
„Nëse një nënë ka fëmijë të vëgjël dhe dëshiron të ngritet në një pozicion pune, më së paku duhet të punojë 60-80 %, dhe ky është një problem, sepse nënat që kujdesen për fëmijët dhe punët e shepisë e kanë shumë më vështirë të shkojnë të punojnë. Paga që ato marrin në të shumtën e rasteve iu shkon për çerdhe fëmijësh dhe për nevoja të fëmijëve të vëgjël“, plotëson politikania me prejardhje nga Krusha e Madhe.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriAdelina Muhagjeri
- Prejardhja:Krusha e Madhe
- Vendi ku vepron:St Gallen
- Profesioni:Politikane
E-Diaspora
-
Nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë në Zvicër shkënuan Ditën Botërore të Gjuhëve Amtare Në kuadër të 21 Shkurtit, Ditës Botërore të Gjuhëve Amtare, shkollat shqipe në diasporë kanë kremtuar... -
Mbrëmja kulturore në Firenze bashkon diasporën shqiptare përmes filmit kosovar -
Auron Shaqiri: Zëri i qytetarëve dhe i diasporës mund të ndryshojë Lozanën -
Mario Fehr: Zvicra dhe Kosova kanë një miqësi të thellë, histori dhe vlera të përbashkëta -
SHKA “17 SHKURTI” – Një shtyllë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit shqiptar në Austri
Jeta në Zvicër
-
Presion për rritjen e pagave në teleferikët e Vaud Në kantonin e Vaud, teleferikët nuk kanë një pagë minimale, dhe sindikata SCIV po denoncon kushtet... -
Nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë në Zvicër shkënuan Ditën Botërore të Gjuhëve Amtare -
Pasuria në Zvicër rritet ndjeshëm – propozohet tatim mbi pasurinë -
Policia e Cyrihut do të përdorë AI në hetime -
Kompanitë zvicerane të pasigurta pas tarifave të SHBA-së















