Lajme

Britani: Dyshime se shqiptarët drejtojnë bandat nga burgu

Të burgosurit shqiptarë në burgjet e Britanisë së Madhe dyshohet se vazhdojnë të drejtojnë aktivitetet e grupeve kriminale edhe nga qelitë, raporton gazeta britanike The Telegraph.

Sipas pjesës së publikuar të artikullit, të dhënat zyrtare të Ministrisë britanike të Drejtësisë (MoJ) tregojnë se të burgosurit shqiptarë kanë kryer më shumë se dyfishin e telefonatave krahasuar me të burgosurit e çdo kombësie tjetër.

Artikulli, i publikuar më 20 korrik 2026 nga gazetari Charles Hymas, ngre dyshime se komunikimet e shumta telefonike mund të përdoren për të koordinuar ose drejtuar aktivitetet e rrjeteve kriminale edhe gjatë kohës së vuajtjes së dënimit.

Autoritetet britanike nuk kanë publikuar ende një deklaratë zyrtare lidhur me përmbajtjen e raportimit/albinfo.ch/