Bota
Ndizet kampi i refugjatëve, qytetarët duatrokasin!
Sipas policisë, njerëzit që po e ndiqnin pamjen e shpërthimit të zjarrit në Bautzen po duartrokisnin dhe po lëshonin thirrje kënaqësie
Landi gjerman i Saksonisë (Gjermania Lindore, ish DDR) gjatë gjithë kohës sa po zgjat fluksi i refugjatëve, nuk është se është dalluar për ndonjë kulturë të mikpritjes ndaj tyre. Por, eksesi i djeshëm ka hedhur një hije edhe më të rëndë shoqërisë së këtij landi gjerman.
Pas një proteste të një turme të zemëruar kundër refugjatëve në Clausnitz, një zjarr që shpërtheu në ndërtesën e një kampi ende të pabanuar të refugjatëve ka shkaktuar shqetësime plotësuese.
Sipas policisë, njerëzit që po e ndiqnin pamjen e shpërthimit të zjarrit në Bautzen po duartrokisnin dhe po lëshonin thirrje kënaqësie. Disa prej tyre madje pengonin shuarjen e zjarrit, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për një grumbullim prej 20 deri 30 personash në natën në mes të të shtunës dhe të dielës, njofton dpa.
Një pjesë e këtyre ishin në gjendje të dehur.
Sidoqoftë, nga zjarri që ka shpërthyer në ndërtesën që më parë kishte shërbyer si hotel, nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Policia konsideron se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.
Autoritetet e shtetit si dhe partitë kanë dënuar eksesin. Ministri i Drejtësisë, Heiko Maas duke e dënuar aktin ka thënë: “Kush duartroket në raste si ky, kur digjen shtëpitë dhe kush i frikëson refugjatët për vdekje, vepron në mënyrë të ulët dhe të pacipë”. Edhe minstri i brendshëm, Thomas de Maiziere ka thënë se “në këtë rast është tejkaluar pragu i pranueshëm për shprehjen e mendimit të lirë”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











