Bota
Evropa, kurrë nuk ka qenë më afër kolapsit
"Gjermania me politikën e saj në valën e refugjatëve humbi pozitën udhëheqëse brenda Bashkimit dhe tani askush nuk udhëheq për të ofruar planin anti-krizë"
Bashkimi Evropian nuk është më në gjendje për t`u përballuar me krizën ekonomike dhe atë me refugjatë dhe asnjëherë nuk ka qenë më afër kolapsit, shkruan Neue Zürcher Zeitung, përcjell albinfo.ch.
Ish-përfaqësuesi i Bankës Qendrore Evropiane, Jurgen Stark beson se rreziku i rënies së BE-së është më i madhi deri më tani. Ai paralajmëron se qëndrimi i BE-së për shkak të problemeve të shumta është i diskutueshëm, dhe kështu Gjermania me politikën e saj në valën e refugjatëve humbi pozitën udhëheqëse brenda Bashkimit dhe tani askush nuk udhëheq për të ofruar planin anti-krizë.
Stark beson se BE-ja duhet të bëjë një lloj ndryshimi në prioritetet e pushtetit dhe politikës së rishpërndarjes në parimin zviceran, midis autoriteteve dhe qytetarëve.
Pra, Evropa do të bëhet një projekt i qytetarëve, jo i elitave politike, thotë Stark.
As ekonomikisht situata nuk është e mirë.
Greqia, Portugalia dhe Irlanda do të duhet të marrin një kredi prej miliarda dollarë nga BE-ja dhe FMN-së në këmbim të masave të ashpra dhe jopopullore ekonomike, vë në dukje ai.
Ka një valë të madhe të refugjatëve nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme. Vetëm vitin e kaluar BE-ja pranuar rreth 1,8 milionë refugjatë. Bëhet fjalë për krizën më të madhe të emigrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore, përkujton gazeta zvicerane.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












