Shtetësi zvicerane duke jetuar jashtë Zvicrës!
Një i huaj me status të pranuar të azilit, ka marrë shtetësinë zvicerane duke qëndruar jashtë vendit. Shteti provon t`ia anulojë atë
A ka të drejtë të fitojë shtetësinë e Zvicrës dikush që gjatë kohës së procedurës për marrjen e saj nuk ka qëndruar në Zvicër? Këtë pyetje e ka parashtruar gazeta Zentralschweiz am Sonntag duke u ndërlidhur me një rast të një të huaji, i cili në kohën kur i ka ecur procedura nuk ka jetuar fare në Zvicër. Ka pesë vjet që ai ka marrë shtetësinë, ndërsa më parë ka qenë azilkërkues me status të njohur.
Pasi ka kuptuar për parregullsinë, Kantoni i Cyrihut ka nisur një procedurë për anulimin e shtetësisë së këtij të huaji. Por në këtë veprim, shtetit i ka dalë pengesë parimi i mbrojtjes së të dhënave.
I dyshuari, për të dëshmuar se gjithnjë ka jetuar në Zvicër, ka paraqitur si dëshmi faktin se gjatë kësaj kohe ka marrë të ardhurat nga Enti i Punës. Paditësit dyshojnë në vërtetësinë e kësaj të dhëne por ndërkaq, enti në fjalë nuk pranon të dëshmojë të kundërtën sepse për këtë e pengon parimi i mbrojtjes së të dhënave.
Ky parim është kritikuar nga eksponentë të partive të djathta, sipas të cilave ai shërben si rast për keqpërdorime nga më të ndryshmet.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris












