Zvicra dhe Italia përplasen për taksat
Fratini la të kuptohet se nga perspektiva italiane, një marrëveshje taksimin e dyfishtë do të jetë e mundshme
Mosmarrëveshjet për taksat në mes Italisë dhe Zvicrës, kanë qenë në qendër të bisedimeve midis presidentes zvicerane, Micheline Calmy-Rey dhe Ministrit të Jashtëm italian, Franko Fratini. Ky i fundit la të kuptohet se nga perspektiva italiane, një marrëveshje taksimin e dyfishtë do të jetë e mundshme duke u bazuar në marrëveshjen ndërmjet Francës dhe Zvicrës.
Fratini dhe Calmy-Rey, nuk folën për një krizë në marrëdhëniet midis dy shteteve. “Mosmarrëveshja me taksat është një problem i vogël,” tha ministri i jashtëm italian. Nga ana tjetër, presidentja zvicerane, Calmy-Rey, foli për veprimet diskriminuese ndaj kompanive zvicerane në Itali.
Mosmarrëveshjet lidhur me politikat fiskale midis dy vendeve, kishin ndodhur në vjeshtën e vitit 2009, kur policia italiane e taksave kishte bastisur disa nga institucionet financiare të Zvicrës në Itali. Që atëherë, bisedimet janë të bllokuara ndërjmet dyja vendeve. Pos kësaj, në këtë takim janë vlerësuar marrëdhëniet si të mira tregtare ndërmjet Zvicres dhe Italisë.
„Vëllimi i tregtisë midis dy vendeve ishte për sa i madh sa që në mes të Italisë dhe Rusisë”, tha Fratini.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













