Qeveria e Zvicrës shprehet për përfundimin e programit të kursimeve
Në vend të një deficiti prej 2 miliardë frangash, Zvicra ka shënuar një fitim prej 3 miliardë frangash
Qeveria Federale ka ardhur në përfundim se Zvicra nuk do të jetë e detyruar të vazhdojë masat e kursimeve për vitin në vijim. Për këtë vlerësim ka ndikuar fakti se në vitin e kaluar, në vend të një deficiti të planifikuar prej 2 miliardë frangash, Zvicra, siç ka deklaruar ministrja e financave Eveline Widmer-Schlumpf, ka shënuar një fitim prej 3 miliardë frangash.
Kjo është arritur para së gjithash me rritjen e vjeljes së taksave të drejtpërdrejta federale dhe të Tatimit të Vlerës së Shtuar
Qëndrimin e Qeverisë Federale për përfundimin e masave të kursimit, partitë e kanë pritur në mënyra të ndryshme. Partitë e majta shprehen të kënaqura ndërkohë që të djathtat tërheqin vërejtjen për mundësinë e shpërthimit të një krize të re. Ato duan që një program masash kursimi të vazhdohet.
Sipas SVP-së, përfundimi i programit të kursimit do të nxiste lakmi për shpenzime të tepruara.
Nga ana tjetër SP shprehet se buxheti është në gjendje të mirë dhe se deri më tash është pare pa arsye me sy kritikë në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














