Jeta në Zvicër
Bien aksionet në berzat evropiane
Pas sulmit terrorist në aeroportin e Brukselit dhe në metro, aksionet në tregjet evropiane shënuan rënie dhe humbje më të madhe kanë regjistruar aksionet e kompanive ajrore dhe hoteleve, sipas “Reuters”.
“Pas sulmeve terroriste aksionet në kompanitë ajrore shënuan rënie dhe kapitali u kthye në ari”, tha Brenda Kelly, analist i lartë në “London Capital Group”.
Aksionet e kompanisë ajrore franceze Air France-KLM ranë 5.34 për qind, Ryanair ka humbur 2.59 për qind të vlerës së saj, ndërkohë që Lufthansa 1.59 për qind në Gjermani. Zinxhiri i hoteleve britanike humbi 2.49 për qind të vlerës dhe Accor francez 4.05 për qind.
Investitorët mbeten të fokusuar në zhvillimet në Bruksel, edhe pse lëshuan disa të dhëna pozitive që sollën lehtësim për perspektivat e rritjes ekonomike në zonën e euros dhe ndihmuan tregjet evropiane të aksioneve që ishin në minus të thellë.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme Një anketë e kryer nga Zyra Federale e Statistikave (BFS) e realizur për vitin 2023/2024 zbulon... -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion” -
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët













