Zviceranët s`duan t`ia dinë për dioksinën
Importuesit e produkteve ushqimore nga Gjermania thonë se kërkesa për artikujt nga Gjermania ka mbetur e pandryshuar
Skandali i dioksinës, i cili në Gjermani po shkakton brengosje serioze në mesin e konsumatorëve, në Zvicër, duket se nuk është duke u marrë me shumë shqetësim.
Importuesit më të mëdhenj zviceranë të produkteve ushqimore nga Gjermania si Coop, Migros, Aldi Suisse dhe Lidl Schweiz, i kanë deklaruar medieve zvicerane se kërkesa e konsumatorëve të tyre për artikujt ushqimorë nga Gjermania ka mbetur e pandryshuar.
Megjithatë, zëdhënës të Migros-it kanë deklaruar se është shënuar një rënie e lehtë e blerjes së vezëve dhe mishit të pulës nga Gjermania, në dobi të artikujve të ngjashëm nga Zvicra.
Po ashtu, as në Coop dhe as në Migros nuk është shënuar ndonjë rritje e numrit të blerësve nga Gjermania, në zonat kufitare, çfarë mund të pritej pas shpërthimit të skandalit të dioksinës.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












