CH-Ballkani
Nga sot në Aarau, shfaqja zvicerane-shqiptare “Duke menduar Medean”
Është ky një koproduksion teatror në mes Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës
Pas shfaqjeve në Bazel që u dhanë gjatë janarit në Bazel, drama zvicerane-shqiptare “Thinking about Medea – Duke menduar Medean” do të fillojë edhe serinë e shfaqjeve të saj edhe në Aarau. Konkretisht, më6, 8 dhe 9 prill ajo jepet në teatrin e njohr «Tuchlaube» të Aarau-t. gjatë majit kjo shfaqje pritet të jepet edhe në Lucern.
Bëhet e ditur se pas shfaqjes që jepet më 8 prill, në një bashkëbisedim me publikun do të marrë pjesë edhe deputetja, njëherësh kryetare e Grupit Parlamentar të SP-së në Kantonin e Lucernit, Ylfete Fanaj.
Shfaqja është një koproduksion teatror në mes Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës.
Medea, prej 10.000 është vitesh pjesë e historisë së kulturës evropaiane. Ajo na paraqitet në forma të ndryshme të shkrimit dhe në funksione të ndryshme. Por, në vitin 431 para Krishtit, Euripidi i ka ngritur asaj një përmendore e cila edhe sot e përcakton imazhin e Medeas: Ajo është një grua e zemëruar, e cila, e tërbuar nga tradhtia që i ka bërë i shoqi, vret të dy fëmijët e vet.
Por, përse jemi lidhur kaq fort pas këtij imazhi kur ka aq shumë mundësi tjera për ta kujtuar Medean? Kush mund të jetë sot kjo Medea, e cila kaq gjatë dhe kaq fuqishëm e ka dominuar imazhin e gruas? Si do ta shkruanim ne sot historinë e saj?
Pas suksesit ndërkombëtar të shfaqjes “Love.State.Kosovo” (viti 2013), performuesja e autorja zvicerane Beatrice Fleischlin dhe balerini kosovar Labinot Rexhepi vijnë sërish së bashku në skenë, me shfaqjen “Thinking about Medea-Duke menduar Medean”. Kësaj radhe ata mbështeten nga bendi zviceran “Heligonka” dhe koreaografi shqiptar, Gjergj Prevazi. Me vallëzim, muzikë dhe në tri gjuhë, ata i përafrohen më shumë mitit të Medeas dhe gjejnë interpretime befasuese, me humor dhe shumë aktuale.
Drejtimin artistik të shfaqjes e kanë bërë Beatrice Fleischlin dhe Gjergj Prevazi; Dramaturgjia&bashkëpunimi artistik: Eva Böhmer; Performanca: Beatrice Fleischlin dhe Labinot Rexhepi; Muzika: Helogonka ((Stefan Hass & Jesco Tscholitsch); Koreografia: Gjergj Prevazi; Skena: Nico de Roois; Kostumet: Diana Ammann; Produksioni: Larissa Bizer me asistim të Klodoaldo Lamçaj; Dokumentacioni fotografik dhe video: Tristan Sherifi. Shfaqja luhet në gjuhën gjermane, angleze dhe shqipe (me tritrim). Është një bashkëprodhim në mes të “Kaserne Basel” dhe “Albania Dance Meeting”, Tiranë. Shfaqja mbështetet nga një numër fondacionesh kulturore të Zvicrës.
Në faqen www.produktionswerkstatt.ch mund të mësoni për datat tjera të shfaqjes dhe më shumë rreth këtij produksioni.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit06 Prill 2016
- Ora20:15
- LokacioniAarau
- Data e përfundimit14 Dhjetor 0000 - 20:16
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











