Anulohen votat në dy vendvotime në Skenderaj
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) anuloi dy vendvotime të rivotimit të 9 janarit në Skenderaj, pasi në qendrën e numërimit të votave ishin gjetur parregullsi gjatë procesit të rinumërimit. Ky vendim është marrë me rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ku edhe ka përfunduar në tërësi numërimit dhe rinumërimit i votave i tërë procesit zgjedhor.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka të martën ka bërë të ditur se rezultatet nga këto dy vendvotime nuk do të procedohen në rezultatet e përgjithshme.
Në raportin që paraqiti para KQZ-së, shefi i QNR-së, Burim Ahmetaj, bëri të ditur se tashmë ka përfunduar i gjithë procesi i rinumërimit dhe hetimeve nga zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe 9 janarit.
Po ashtu KQZ-ja diskutoi edhe për përgatitjet e procesit të rivotimit në Mitrovicë. KQZ-ja nuk miratoi një kërkesë të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për ndarjen e punëve brenda këshillave të qendrave të votimit si dhe një kërkesë nga Vetëvendosja për mundësinë që kjo parti të ketë anëtarë në të gjitha këshillat e vendvotimeve.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël











