Lajme
Tubim në Prishtinë: “Marty tentoi të shfajësohet për raportin”
Katër ditë para hapjes së sesionit të ri të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe votimit të raportit të senatorit Dick Marty, nën organizimi të kolegjin universitar Iliria, në Prishtinë janë mbledhur politikanë, akademikë e studiues nga Shqipëria dhe Kosova, për të unifikuar qëndrimin ndaj këtij raporti. Mes tyre kanë qenë të pranishëm edhe ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu dhe akademiku Rexhep Qosja.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka e ka quajtur raportin të orkestruar që për qëllim ka diskriminimin e shqiptarëve. Sipas tij, intervista e Martyt për albinfo.ch ishte tentim të shfajësimit të tij për raportin dhe fushatën antishqiptare.
“Të ashtuquajturën ‘Shtëpinë e Verdhë’ unë e kam vizituar. Kam qenë atje dhe e di që shkohet në këmbë dhe jo me makinë, sepse ka vështirësi të mëdha. Në këto kushte është shumë e vështirë që të bëhen ato gjëra që thotë raporti”, ka thënë ish-presidenti Moisiu.
Ndërsa, akademik Rexhep Qosja e ka quajtur Martyn “zëdhënës i Serbisë dhe qeverisë së tashme të Serbisë në Këshillin e Evropës”. “Raporti ka elemente raciste, por duhet te kemi kujdes, Këshilli i Evropës nuk është racist…”, ka thënë Qosja.
Mjeku Din Abazaj, përfaqësues i Urdhrit të Mjekëve në Kosovë, ka saktësuar se kryerja e transplanteve në kushte të vështira është e pamundur. “Në Shqipëri transplantet kryhen vetëm me ndihmën e mjekëve italianë”, ka thënë Abazaj.
Xhavit Haliti, zyrtar i lartë i PDK-së, i përmendur në raportin e Martyt, ka thënë se ky raport në thelb është një dokument “politik”, i cili është bazuar në burime që kanë në agjendë diskreditimin e UÇK-së.
“Nuk jam befasuar me raportin. E kam përcjellë këtë çështje për vite të tëra dhe përmbajtja e raportit është politike”, ka thënë Haliti. Ai tha se të dhënat në raport nuk janë verifikuar dhe se përmbajtja e tij është e bazuar në burime të pasigurta dhe në raporte mediale. “Kur them ‘media’, dua të them mediet në Kosovë dhe Shqipëri dhe disa persona të caktuar të cilët, për arsye politike, kanë tentuar ta diskreditojnë UÇK-në”, ka thënë Haliti .
Sipas Halitit, me gjasë, do të aprovohet më 25 janar në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit ndërsa Kosova dhe Shqipëria duhet të përgatiten për hetime nga prokurorët evropianë. “Besoj se rezultati do të jetë i ngjashëm me rezultatet e hetimeve të mëhershme nga UNMIK-u dhe nga EULEX-i ndaj UÇK-së”, thotë Haliti. Megjithatë, ai ka pranuar se raporti i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës, por kjo do të rregullohet kur hetuesit do të dëshmojnë se asnjë prej akuzave në raport nuk janë të vërteta
E-Diaspora
-
Votimi me postë për zgjedhjet e 7 qershorit nis më 21 maj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që votimi me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin... -
Vjenë
Pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026” -
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore -
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtare: Këta janë 26 futbollistët që Zvicra do t’i dërgojë në Kupën e Botës Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën me 26 lojtarët që do të... -
Zvicra voton në qershor për taksa, paga dhe banesa -
Gjithnjë e më shumë persona po refuzohen në kufijtë e Evropës -
Çfarë ndryshon në Zvicër gjatë qershorit 2026 -
Zvicra planifikon zgjerim të madh të linjave ndërkombëtare të trenave













