Elmer në paraburgim për dorëzimin e sekretit bankar
Elmer i ka dorëzuar Wikileaks-it të dhëna sekrete të bankës ku ka punuar më parë dhe dyshohet se ka shkelur detyrimin e sekretit bankar
Ish bankierit Rudolf Elmer, i cili është arrestuar të mërkurën, i është shqiptuar të shtunën masa e paraburgimit. Ky vendim i gjyqtarit hetues u është kumtuar palëve pasditën e djeshme.
Elmer ngarkohet me dyshimin se i ka dorëzuar udhëheqësit të Wikileaks-it, Julian Assange, të dhëna sekrete të bankës private Julius Bär, ku ai ka punuar më parë. Me këtë veprim, ai dyshohet se ka shkelur detyrimin për ruajtjen e sekretit bankar.
Masa e paraburgimit i është shqiptuar atij për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka rrezik për t`i zhdukur dëshmitë, shkruan tagesanzeiger.ch.
Siç ka deklaruar avokatja e tij, Elmer do të ushtrojë ankesë në Gjykatën Supreme të Kantonit të Cyrihut. Bankieri Elmer të mërkurën i ishte shqiptuar një dënim me kusht me të holla, por, pas lirimit, ai sërish ishte arrestuar nga policia.
E-Diaspora
-
Manifestimi “Kurora e Lirisë”, kujtesë që bashkon brezat në Zvicër Një rrjet bashkëpunimi prej mbi 70 shoqatash dhe organizatash shqiptare është dëshmi e unitetit dhe e... -
Vaud
Zgjedhjet 2026 në Ecublens: Vështrime të kryqëzuara mbi të ardhmen e komunës -
“Kushtrimi i Lirisë” në Itali, një thirrje e zemrës për kujtesë, nderim dhe bashkim -
Zgjedhjet në Ecublens: Naser Iseni dhe Lorik Hyseni – Kur përvoja takohet me energjinë e re -
Ag Apolloni ligjëron në Harvard për mitin e besës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Manifestimi “Kurora e Lirisë”, kujtesë që bashkon brezat në Zvicër Një rrjet bashkëpunimi prej mbi 70 shoqatash dhe organizatash shqiptare është dëshmi e unitetit dhe e... -
Vaud
Zgjedhjet 2026 në Ecublens: Vështrime të kryqëzuara mbi të ardhmen e komunës -
Zgjedhjet në Ecublens: Naser Iseni dhe Lorik Hyseni – Kur përvoja takohet me energjinë e re -
Deputeti i SVP kërkon që jodelimi të përfshihet si program universitar -
Treni del nga shinat në stacionin e Winterthurit














