Lajme
Komuna dhe USAID bashkë financojnë ujësjellësin e Suharekës
Komuna e Suharekës dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e ujësjellësit 9 kilometërsh të kësaj komune, në vlerë rreth 1 milion dollar.Prej këtyre 50 për qind do t’i financoj komuna, ndërsa pjesën tjetër USAID.
Si rezultat pritet që njëri ndër problemet më të mëdha për banorët e komunës së Suharekës që ka qenë sigurimi i mjaftueshëm i ujit të pijes, duket se do të zgjidhet së shpejti. Pos banorëve të qytezës së Suharekës, ndërtimi i ujësjellësi të ri do të ndikoj në furnizim edhe në disa fshatra që gravitojnë Suharekën.
Marrëveshja për ndërtimin e këtij ujësjellësi të gjatë 9 kilometra, është nënshkruar të hënën në mes të kryetarit Blerim Kuçi, USAID-it, dhe Kompanisë “Hidroregjioni Jugor”. Kryetari Kuçi me këtë rast ka thënë se kjo marrëveshje është me rëndësi të veçantë për banorët e kësaj komune, duke bërë të mundur të zgjidhet njëri ndër problemet më të mëdha – sigurimin e ujit.
“Në vendin e quajtur “Pusi i Atit” tashmë janë hapur tri puse, nga të cilët do të sigurohet sasi e mjaftuar e ujit shumë kualitativ, kurse më ndërtimin e ujësjellësit të ri, për qytetarët tanë këtë problem do ta zgjidhim për 25 vitet e ardhshme”, ka thënë kryetari Kuçi, i cili ka falënderuar përfaqësuesit e USAID-it për sigurimin e mjeteve financiare.
“Ujësjellësi i ri që do të ndërtohet në anën e djathtë të magjistrales Therandë- Prizren do të kushtojë 1 milion dollarë, ndërsa përmes kësaj trase të gjatë 9 kilometra në rezervuarin e Shirokës, që është mbi qytetin e Therandës do të ketë mundësi që të sillen deri në 200 litra ujë në sekondë”, ka bërë të ditur Kuçi. Banorët e Suharekës për një kohë të gjatë ballafaqohen me problemin e ujit të pijes.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













