Fun
Aeroporti më i frekuentuar në botë
Këtë javë Shoqata Ndërkombëtare e Aeroporteve (ACI) publikoi listën e aeroporteve më të frekuentuara në botë. Edhe një herë aeroporti Hartsfield–Jackson Atlanta merr pozitën udhëheqëse me më shumë se 100 milionë pasagjerë në vitin 2015.
Sipas “ACI”, fluksi i pasagjerëve u rrit me 5.5% në krahasim me vitin 2014. Shoqata ia atrubuon suksesin Atlantas me vendndodhjen strategjike të qytetit. Një arsye tjetër është rritja e koncesionarit më të madh të aeroportit “Delta Air Lines”, përcjell albinfo.ch.
Globalisht, numri i njerëzve që udhëtojnë nga ajri u rrit me 6.1% në vitin 2015. “AIC” ka përgatitur renditjen e saj bazuar në të dhënat nga 1144 aeroportet në mbarë botën.
Këtu janë 10 aeroportet më të ngarkuara në botë, bazuar në rrjedhën e përgjithshme të udhëtarëve;
10. Aeroporti Ndërkombëtar në Dallas / Fort Worth: 64,072,468 pasagjerë.
9. Charles de Gaulle Airport, Paris: 65,766,986 pasagjerë.
8. Airport Hong Kong International: 68,283,407 pasagjerë.
7. International Airport në Los Angeles (LAX): 74.937.004 pasagjerë.
6. Heathrow Airport, London: 74,989,795 pasagjerë.
5. Aeroporti Ndërkombëtar Haneda në Tokio: 75,316,718 pasagjerë.
4. International Airport O’Heir Chicago: 76,949,504 pasagjerë.
3. International Airport Dubai: 78,010,265 pasagjerë.
2. Aeroporti Ndërkombëtar në Pekin: 89,938,628 pasagjerë.
1. International Airport Hartsfield–Jackson Atlanta: 101 491 106 pasagjerë.
E-Diaspora
-
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë Më 21 maj, Albanian Institute of Cultural Studies me seli në Prishtinë organizoi webinarin online me... -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor -
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













