Lajme
Policitë zvicerane dhe austriake e ndihmojnë policinë e Kosovës
Delegacione të policisë së Zvicrës dhe Austrisë, dhe atashetë policorë dy shteteve të akredituar në ambasadat e tyre në Kosovë, janë takuar sot me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ku kanë biseduar për format e bashkëpunimit.
Kryepolici Maliqi ka falënderuar Lang Gerhardin, kryesues i departamentit strategjik në zyrën kundër krimit të policisë së Austrisë dhe lider i projekteve për trajnime të menaxhmentit të lartë, Andreas Hofbauerin, kryesues i zyrës së projekteve në zyrën federale të Austrisë kundër krimit, Christof Huserin, atashe zviceran në Kosovë, dhe Miller Rolandin, zyrtar ndërlidhës i Austrisë në Prishtinë, për bashkëpunimin e mirë ndërpolicor, si dhe përkrahjen e vazhdueshme që këto dy vende kanë dhënë në fushën e trajnimeve dhe në donacione për Policinë e Kosovës.
Takimi ishte në fazën përmbyllëse të projektit për trajnimin e zyrtarëve policorë të Kosovës për nivelin e lartë ekzekutiv, ku janë trajnuar 12 zyrtarë me grada të majorit dhe nënkolonelit. Trajnimet janë mbajtur në Kosovë, duke përfshire edhe një vizitë studimore pesëditore në Austri. Ky trajnim është financuar nga Ceza zvicerane dhe është zbatuar nga policia e Austrisë.
Në kuadër të këtij projekti Policia e Kosovës i është dhuruar edhe një donacion me vlerë 3 500 euro për fushën e trajnimeve: dy laptopë, dy projektorë, dy perde automatike, dy tabela të bardha dhe një memoristikë 80 giga bajt.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë Rreth 17 mijë tekste shkollore janë dërguar në 18 shtete për të mbështetur mësimin e gjuhës... -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Evropiane kritikon Zvicrën për mohimin e të drejtave të vizitave në burgje Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka kritikuar autoritetet dhe gjykatat zvicerane për mohimin... -
Gjykata pezullon ndalimin e burkinit në pishinat publike të Gjenevës -
Zvicra nis digjitalizimin e procedurave për marrjen e shtetësisë -
Një valë e re të nxehti pritet javën e ardhshme në Zvicër -
Ku qëndron frangu në raport me euron dhe dollarin?











