Rënie e fitimit të Roche-s, shefi i saj fitoi “vetëm” 11.4 milionë
Shefit i Koncernit Roche, Severin Schwan, një vit më herët kishte fituar 12, 1 milion franga që është 700 mijë më shumë se më 2010
Kompania më profitabile farmaceutike në Zvicër “Roche” ka fituar vitin e kaluar më shumë në shitje të vogla. Ndërsa 3 për qind llogaritet të ketë shënuar rënie në profit në 47.47 miliard frangash. Më pak, vitin e kaluar ka fituar edhe shefi i koncernit “Roche”, Severin Schwan. Paga e tij vjetore arriti në 11.4 milionë frangash, njofton Televizioni zviceran SF.
Megjithëkëtë të ardhurat neto të Roche-s pohohet të kenë qenë të qëndrueshme.
Përveç rënies në shitje të Tamiflus, ndikim negativ në shitje për kompaninë Roche kanë reflektuar edhe reformat në shëndetësi dhe masat e kursimit.
Rënie është shënuar edhe në departamentin farmaceutik të Roche-s, me 5 për qind në 37.1 miliard franga. Rënia në shitje e Tamiflu-s, mund të kompensohet, ndër të tjera me medikamentet për trajtimin e kancerit, bëjnë të ditur menaxherët e kompanisë.
Shitjet e Tamiflus janë 873 milionë franga zvicerane por 2.3 miliardë më pak se vitin e kaluar. Shkaqet janë tashmë të njohura, epidemia e gripit ka qenë relativisht e butë.
E gjithë kjo ka ndikuar edhe në pagën e shefit të Koncernit Roche, Severin Schwan, i cili një vit më herët kishte fituar 12, 1 milion franga krahasuar me 2010 që kishte fituar vetëm 11.4 milion pagë vjetore. Edhe shefi i kompanisë rivale “Novartis”, Joseph Jimenez, nuk qëndron më keq me pagë. Ai në vitin 2010, kishte marrë një pagë vjetore prej 11.7 milionë frangash.
E-Diaspora
-
Ngjarje e rëndë në Zakynthos, qeni i familjes i merr jetën 2 vjeçarit shqiptar Tragjedi për familjen shqiptare, 2-vjeçari humb jetën pas sulmit nga kafshimi i pitbull-it në Zakynthos... -
Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës -
Edicioni i katërt i “Tri Net Film Fest”: Mes modestisë së sallës dhe fuqisë së ekranit -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest
Jeta në Zvicër
-
BE planifikon rrjet hekurudhor rreth Zvicrës, SBB zgjeron lidhjet direkte me Europën Hekurudhat Federale Zvicrane (SBB) po zgjerohen për të ofruar më shumë lidhje direkte me qytetet europiane,... -
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind










