Në Zvicër, 50 mijë dërgesa ilegale medikamentesh brenda vitit
Medikamentet e tilla janë të pakontrolluara, mund të rrezikojnë shëndetin dhe mund tu kushtojnë porositësve me ndjekje penale
Rreth 50 mijë dërgesa medikamentesh të ndryshme ilegale importohen brenda një viti në Zvicër, kryesisht përmes rrugëve postare. Këtë konstatim e ka bërë sot organizata Swissmedic, sipas së cilës, rreth 1900 dërgesa të dyshimta janë ndalur dhe sekuestruar nga shërbimet doganore brenda një viti.
Sipas saj, në shumicën e rasteve këto medikamente vijnë nga India (45%), të porositura përmes internetit. Po ashtu medikamente ilegale importohen edhe nga vende tjera si Gjermania, Britania e Madhe si dhe nga vende të Lindjes së largët, shkruan nzz.online. Bëhet fjalë kryesisht për barna për erekcion, për dobësim dhe për formim të muskujve.
Swissmedic me këtë rast u tërheq vërejtjen porositësve të medikamenteve ilegale që të kenë kujdes sepse, përveç që janë të pakontrolluara dhe mund të rrezikojnë shëndetin, importimi i tyre mund tu kushtojë porositësve edhe me ndjekje penale.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën Bashkimi Evropian po planifikon një zgjerim të gjerë të rrjetit të tij hekurudhor me shpejtësi të... -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç












