Sport
7 betejat e Canës
"Ekipi ynë na mundësoi të punojmë së bashku që të arrijmë diçka të bukur për herë të parë. Ky është shpjegimi i unitetit të grupit tonë që më vonë mundësoi kualifikimin në ‘Euro 2016’ "
Lorik Cana nuk është vetëm një futbollist. Ai është lider dhe kapiten i Shqipërisë dhe njëri ndër lojtarët më të njohur shqiptarë në botë. Cana shpesh herë ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat ndërkombëtare, derisa kjo vëmendje është rritur tani për shkak të kualifikimit të Shqipërisë në një Evropian.
Cana për uebsajtin zyrtar të FIFA-s ka folur për betejat e tij, duke veçuar shtatë prej tyre, shkruan albinfo.ch.
Ai në këtë intervistë të gjatë ka treguar për prejardhjen e tij, trashëgiminë, karrierën, vendin, Kombëtaren dhe të ardhmen.
“Vij nga Kosova. Në vitin 1990 shpërtheu konflikti i madh në Jugosllavi, të cilës i përkiste Kosova në atë kohë. U larguam së bashku me familjen. Si shumë bashkëkombës shqiptarë nga Kosova apo Maqedonia, emigruam në Gjermani dhe Zvicër. Familja ime zgjodhi Zvicrën. Ndërsa më 2000 unë u transferova në Paris te PSG-ja ku dhe mbarova studimet”, ka treguar ndër të tjera Cana.
Si gjithmonë, Cana nuk e harron asnjëherë Kombëtaren Shqiptare. “Unë kam dashur gjithnjë që të përfaqësoj Shqipërinë dhe shqiptarët. Që kur luaja për Parisin, mu dha mundësia që të mbroja ngjyrat e mia. Kam pasur nderin që, për herë të parë, të marr ftesë që në moshën 19-vjeçare nga Kombëtarja.
Ekipi u dha shqiptarëve mundësinë që të bashkohen nën të njëjtin flamur dhe të arrijnë diçka së bashku. Shumë lojtarë kanë lindur dhe janë rritur jashtë. Ekipi ynë na mundësoi të punojmë së bashku që të arrijmë diçka të bukur për herë të parë. Ky është shpjegimi i unitetit të grupit tonë që më vonë mundësoi kualifikimin në ‘Euro 2016’”, theksoi Cana.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












