Shkurt.ch
Zviceranët posedojnë 5.4 milionë automjete
Janë regjistruar mbi 4 milionë vetura individuale, ose çdo i dyti banor i Zvicrës ka veturë
Gjatë njëzet viteve të fundit është rritur për 40 për qind numri i i automjeteve në pronësi të qytetarëve zviceranë. Kështu, gjatë vitit 2010 nëpër rrugët e Zvicrës kanë qarkulluar 5.4 milionë automjete, nga të cilat mbi 4 milionë vetura individuale.
Sipas shënimeve të përmendura, të ofruara nga Enti Federal për Statistikë, del që pak më shumë se çdo i dyti banor i Zvicrës (rreth 7 milionë e 800 mijë) posedon veturë personale, shkruan 20Minuten.ch.
Rritje të konsiderueshme sipas këtyre të dhënave ka pasur edhe në numrin e motoçikletave. Në pronësi të zviceranëve janë më shumë se 650 mijë motoçikleta, thonë shifrat e publikuara nga enti i statistikave.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme













