Shkurt.ch
“Zvicra nuk ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA: Përkundrazi, ajo e ka mundësuar pranimin!”
"SFV në raport me Kongresin e mbajtur në Budapest ka bërë një ofertë diplomatike, për t`u angazhuar për votim të fshehtë, pasi që anëtarët e delegacionit tonë kanë vënë re se disa përfaqësuese nacionale atje po viheshin nën presion politik. Ne nuk kemi dëshmi por ne dyshojmë se pa këtë aksion të Zvicrës mbase Kosova nuk do të pranohej fare në UEFA"
Pas njoftimeve të përhapura në shtypin shqiptar dhe serb sipas të cilave delegacioni i Zvicrës në Kongresin e djeshëm të UEFA-s ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA, albinfo.ch ka kërkuar qëndrimin e Federatës Zvicerane të Futbollit.
Pyetja e bërë nga albinfo.ch ka qenë se a ka gjë të vërtetë në njoftimet në fjalë, sidomos kur dihet se kryetari i kësaj federate (Geirelon) dy ditë më parë kishte deklaruar se “Zvicra në çdo rast do të votojë në favor të pranimit të Kosovës në UEFA” . Këtë deklaratë e kishte botuar edhe albinfo.ch
Marco Von Ah, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të kësaj federate dhe përgjegjës për komunikim me media, na e ka dhënë përgjigjen si vijon: “Gjithë çfarë mund të bëj unë është t`ju siguroj se në Federatën e Futbollit të Zvicrës askush nuk është kundër që Kosova është anëtare e UEFA-s dhe që do të jetë anëtare e FIFA-s. Ne kemi dëshiruar vetëm që disa çështje të sqaroheshin para se të votohej lidhur me pranimin (e Kosovës). Kjo, mjerisht, nuk ndodhi në mënyrë të plotë. Kështu, tash ne kemi çështje të hapura, të cilat, i vejnë nën presion para së gjithash vet lojtarët. Ne e konsiderojmë të dëmshme këtë veç tjerash dhe për faktin se javën e ardhshme do të sqarohet nëse FIFA do ta pranojë Kosovën të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2018 në Rusi”, thekson Von Ah për albinfo.ch.
Ajo që qëndron është se Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) në raport me Kongresin e mbajtur në Budapest ka bërë një ofertë diplomatike, për t`u angazhuar për votim të fshehtë, pasi që anëtarët e delegacionit tonë kanë vënë re se disa përfaqësuese nacionale atje po viheshin nën presion politik. Ne nuk kemi dëshmi por ne dyshojmë me bazë se pa këtë aksion të Zvicrës mbase Kosova nuk do të pranohej fare në UEFA.
Ne jemi qartas të interesuar që të mos krijohen përshtypje të gabuara për SFV-në dhe në përgjithësi që asnjë qëndrim ose kërkesë për shqyrtim e jona të mos keqinterpretohet si sulm mbi integritetin e Kosovës, përfundon përgjigja e dhënë për albinfo.ch nga Marco Van Ah, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të SFV dhe shef për komunikim.
Të kujtojmë se veç burimeve të tjera, ka qenë edhe kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ai që ka deklaruar se delegacioni i Zvicrës ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA. Në bazë të kësaj dhe deklaratave të tjera, në opinionin shqiptar është krijuar një bindje se Zvicra, duke pasur parasysh frikën e saj nga ikja eventuale prej saj e lojtarëve me prejardhje kosovare, ka marrë anë kundër Kosovës.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut Sipas paditësit, një oficer policie mashkull dhe një femër e kishin sulmuar atë pa qenë të... -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale










