Sport
“Taysoni shqiptar” rikthehet më 21 maj në ring
Nata e 21 majit do të jetë emocionuese për të gjithë shqiptarët. Përveç meçit të Arnold Gjergjajt ndaj David Haye, që do të zhvillohet në Londër, në Olten të Zvicrës na pret një meç po aq interesant.
Pas një pauze prej 15 muajve, në ring do të kthehet boksieri i mirënjohur shqiptar, Nuri Seferi. “Taysoni shqiptar” të shtunën në mbrëmje do të sfidojë bullgarin Yavor Marinchev, në një ndeshje prej tetë rundesh.
Për boksierin tonë që jeton në Zvicër ky do të jetë një luftim për rrugëtimin e tij drejt titullit të kampionit në kategorinë WBO.
Seferi, përmes rrjeteve të tij sociale, ka thënë se ndeshja e së shtunës do të jetë një hap i vështirë, por jo i pakalueshëm, ndërsa ka kërkuar mbështetje nga publiku dhe simpatizantët e tij.
“Ndeshja ime e radhës po afron dhe përgatitjet kanë arritur në fazën finale. Uroj që gjithçka të ecë në mënyrën e duhur dhe besoj që fitorja nuk do të mungojë. Këtë event edhe më madhështor e bën mbështetja juaj”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Boksieri bullgar Marinchev në vitin 2010 ka boksuar me boksierin Arnold Gjergjaj, ku humbi me vendim unanim pas 6 rundesh.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto Të ardhurat neto arritën në 6.4 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar kështu një rënie prej 16... -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival













