Sport
Seferi i gatshëm për meçin ndaj serbit Dushan Kristin
“Jam i përgatitur deri në maksimum dhe ndjehem në formë shumë të mirë”, u shpreh Nuri Seferi
Boksieri shqiptar, Nuri Seferi është shprehur i gatshëm për njërin nga duelet më interesante dhe më të rëndësishme në karrierën e tij. Seferi ka bërë matjen zyrtare para meçit ndaj serbit Dusan Krstin. Ky meç zhvillohet më 21 maj në Olten të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
“Të dashur miq edhe pse nuk shkoj gjithçka mirë në dy ditët e fundit pasi qe isha i përgatitur për një kundërshtar tjetër, Federata e Boksit të Bullgarisë nuk i dha leje boksierit Yavor Marinchev që të ndeshet me mua në ditën e shtunë. Siç theksova edhe më lartë edhe pse i përgatitur isha për një kundërshtar tjetër kjo befasi e fundit aspak nuk më pengon. Jam i përgatitur deri në maksimum dhe ndjehem në formë shumë të mirë”, ka shkruar Nuri Seferi në “Facebook”. Ai si gjithmonë ka kërkuar përkrahjen e tifozëve shqiptarë.
Por, kundërshtari i tij serb në gjoksin e tij ka një tatuazh të Ratko Mlladiqit dhe kjo e motivon edhe më shumë Seferin. “Duket që as Mlladiq që ka në gjoks nuk do ti kryej punë”, ka shkruar Seferi.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













