Zvogëlohet eksporti zviceran i armatimit
Vendin e parë ndër shtetet ku është eksportuar armatim zviceran e zë Arabia Saudite, me132 milionë franga
Kompanitë zvicerane kanë shitur gjatë vitit 2010 rreth 12% më pak armatime jashtë vendit krahasuar me vitin pararendës. Shprehur në para, vlera e eksporteve zvicerane gjatë vitit të kaluar ka qenë 640.5 milionë franga ose për 87.2 milionë më pak krahasuar me vitin 2009. Këto statistika i ka publikuar të martën Sekretariati Shtetëror për Ekonomi i Zvicrës (SECO).
Vendi në të cilin zviceranët kanë eksportuar sasi më të madhe të armatimit ka qenë Arabia Saudite, të cilës i janë shitur armë në vlerë prej 132 milionë frangash. Bëhet fjalë për sisteme të mbrojtjes kundërajrore, të cilat ishin porositur që në vitin 2006.
Në kushtet aktuale një eksport i tillë do të ishte i pamundshëm sepse me një vendim nga viti 2009 shitja e këtyre produkteve është shpallur e ndaluar. Edhe vende tjera të regjionit ku aktualisht mbretëron situatë e brishtë kanë përfituar nga armatimet zvicerane.
Për këtë arsye, industria zvicerane e armatimit dhe autoritetet përkatëse janë përballur me kritika nga opinioni dhe përfaqësues të partive të ndryshme politike, sepse në mënyrë të tërthortë po ndihmohen diktatorët e këtyre vendeve për të mbajtur pushtetin e tyre të pakufizuar.
Vendet tjera ku Zvicra ka eksportuar armatim me shifra të mëdha janë Gjermania (86.1 milionë franga) dhe Belgjika (42.6). Po ashtu firmat zvicerane të armatimit kanë shitur në Pakistan armatim në vlerë prej 14 milionë frangash.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj Deputeti Andreas Gafner propozon natyralizim të thjeshtuar për sipërmarrësit e huaj në Zvicër... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres










