Sport
Sa larg mund të shkojë Zvicra?
“ESPN” ka bërë një analizë edhe të Zvicrës në Grupin A të Kampionatit Evropian dhe gjasat e Zvicrës për të kaluar grupin janë të mëdha
Zvicra asnjëherë nuk ka arritur t’i kalojë grupet në Kampionate Evropiane, por kësaj radhe mund të jetë ndryshe, pasi kanë një gjeneratë me shumë talente. Kështu fillon shkrimi nga “ESPN” në vazhdën e analizave për Kampionatin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Zvicra pësoi dy humbje nga Anglia, por më pas kishin kampanjë të mira dhe fitorja ndaj Sllovenisë 3:2, ishte një hap i madh drejt kualifikimit.
Helvetikët duhet të përfundojnë në vendin e dytë pas Francës, derisa në 1/8 e finales do të ndesheshin me Ukrainën ose Poloninë. Ata mund të arrijnë në çerekfinale, por vështirë se mund të kualifikohen tutje.
Futbollisti kyç është Xherdan Shaqiri, i lindur në Zhegër të Gjilanit. Ai shënoi katër gola në kualifikime dhe është futbollisti kryesor i kësaj Përfaqësuese. Në analizën e “ESPN” përmendet fakti se Granit Xhaka më 11 qershor mund të ndeshet kundër vëllait të tij, Taulantit i cili mbron ngjyrat e Shqipërisë.
Formacioni i mundshëm
(4-2-3-1); Yann Sommer; Stephan Lichtsteiner, Johan Djourou, Fabian Schar, Ricardo Rodriguez; Blerim Xhemaili, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi; Haris Seferoviq.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto Të ardhurat neto arritën në 6.4 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar kështu një rënie prej 16... -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival













