Sport
Mavraj nuk e braktis Shqipërinë për Kosovën
“Gjenerata pas nesh ka për të vendosur të luajë për Kosovën. Personalisht pas 10 vitesh do të luaja për Kosovën dhe jo Shqipërinë”, theksoi Mavraj
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka folur rreth Kampionatit Evropian dhe gjasat e Shqipërisë, si dhe të ardhmen e tij pas pranimit të Kosovës në FIFA. Në një intervistë për “Kicker”, Mavraj është shprehur se Shqipëria nuk bën të nënvlerësohet.
“Gabimi më i madh i rivalëve është të na nënvlerësojnë. Kemi besim të madh te vetja dhe forca e skuadrës. Po punojmë intensivisht për të luajtur rol parësor në Evropian. Franca është favorite në grup, ndërsa Zvicra nuk është më aq e fortë sa ishte me trajnerin Hitzfield”, deklaroi Mavraj.
I pyetur për temën e Përfaqësuesen e Kosovës, pas pranimit të kësaj të fundit në UEFA dhe FIFA, Mavraj foli i bindur për zgjedhjen që do të bëjë në vazhdimësi. “Gjenerata pas nesh ka për të vendosur të luajë për Kosovën. Personalisht pas 10 vitesh do të luaja për Kosovën dhe jo Shqipërinë. Në situatën aktuale, nuk e mendoj aspak afrimin te Kosova. Kjo është edhe kundrejt mirënjohjes dhe detyrimit moral që unë kam ndaj FSHF-së. Dëshira ime e madhe është që këto kombëtare të luajnë në një simbol kombëtar, ashtu siç ka qenë gjithë kohës”, ka përfunduar Mavraj.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














