Sport
De Biasi dëshiron fitore ndaj Zvicrës
De Biasi dëshiron fitore ndaj Zvicrës “Në fushë duan të fitojnë të gjithë. Xhaka do të luajë kundër vëllait të tij për ta mundur, gjithçka tjetër janë thashetheme të kota”, deklaroi italiani
Shqipëria të dielën luan me Katarin një ndeshje shumë të rëndësishme për të parë formën e lojtarëve para Evropianit. “Është ndeshja e parë pas më shumë se dy muajsh e gjysmë dhe jam shumë kureshtar të shikoj gjendjen e skuadrës. Kjo ndeshje do të më ndihmojë mua të dal në disa përfundime. Vendimin e listës së lojtarëve që do të vijnë në Francë, do ta marr në datën 31 pas stërvitjes së fundit dhe më pas do të bëj zgjedhjen përfundimtare. Të gjithë meritojnë të vijnë në Francë. Vendimi do të jetë shumë i kujdesshëm, por edhe i dhimbshëm sepse çdo lojtar e konsideroj si djalin tim dhe nuk është aspak e lehtë të heq dorë nga ndonjëri prej tyre”, u shpreh De Biasi në konferencën për media, përcjell albinfo.ch.
Trajneri italian ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke iu përgjigjur mediave se ai do të largohet pas Evropianit. “Janë muhabete baresh dhe gazetash. Unë jam i interesuar për punën e skuadrës dhe për të motivuar grupin që të arrijmë diçka të rëndësishme duke dhënë 110 % të mundësive tona. Gazetat mund të thonë çfarë të duan, por janë njerëzit ata që ndajnë të vërtetën nga gënjeshtra”.
Në fund trajneri italian foli edhe për ndeshjen ndaj Zvicrës. “Nuk dua të flas për këto gjëra. Kur dikush zbret në fushë mban një fanellë dhe luan ndaj kundërshtarëve, ai nuk mendon për të shkuarën. Në fushë duan të fitojnë të gjithë. Xhaka do të luajë kundër vëllait të tij për ta mundur, gjithçka tjetër janë thashetheme të kota. Askujt nuk i intereson se nga vjen, atyre që luajnë për Zvicrën nuk u shkon mendja se nga vijnë”, përfundoi De Biasi.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto Të ardhurat neto arritën në 6.4 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar kështu një rënie prej 16... -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival










