Kuvendi e thotë fjalën e fundit për dialogun me Beogradin
Thaçi: Kuvendi duhet të japë fjalën e vet për bisedimet me Serbinë dhe dialogu do të përmbyllë përfundimisht armiqësitë ndërmjet dy shteteve
Para fillimit të dialogutme Serbinë, Kuvendi i Kosovës duhet të jap fjalën e fundit. Ky është qëndrim i Qeverisë së re të Kosovës. Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Kuvendi duhet të japë fjalën e vet sa i takon çështjes së bisedimeve me Serbinë dhe dialogu Kosovë-Serbi do të përmbyllë përfundimisht armiqësitë ndërmjet dy shteteve.
“Ne presim që edhe Kuvendi i Kosovës të japë fjalën e vet, të debatojë, të diskutojë, të kontribuojë dhe të mbështesë këtë angazhim tonin të përbashkët të gjithë politikës kosovare. Ne do të jemi të hapur dhe transparentë para qytetarëve, do të jemi të gatshëm të debat dhe për nxjerrjen e konkluzioneve të përbashkëta me gjithë spektrin politik në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se ende nuk dihet kur do të fillojnë negociatat për faktin se agjenda do të realizohet pas koordinimit me BE-në dhe SHBA-të
Udhëheqësja e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, është takuar sot me Robet Cooper, zyrtar i lartë në kabinetin e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ndërsa takimi thuhet se ishte në funksion të përgatitjeve për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se të dy palët vlerësuan se përgatitjet po shkojnë mirë dhe se përgatitja sa më e mirë e procesit është shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen e dialogut të ardhshëm.
Diplomati Cooper po qëndron në Kosovë për të bërë konsultimet e fundit rreth datës së nisjes së dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit. Dje, ai ka qëndruar në Beograd, ku është konsultuar me zyrtarët serbë, ndërkaq në mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, dhe e ka shfrytëzuar për të zhvilluar disa takime, që janë mbajtur larg vëmendjes së publikut.
Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar që për bisedimet me Serbinë, Kuvendi i Kosovës të miratojë paraprakisht një rezolutë.
Edhe partitë opozitare kanë kërkuar që nëpërmjet debatit të Kuvend të caktohet strategjia për temat që do të bisedohen në dialogun e paralajmëruar midis Prishtinës dhe Beogradit që flitet se do të fillojë nga mesi i marsit në Bruksel.
E-Diaspora
-
Peru
Peru: Edita përfaqëson Kosovën në Kongresin e Endokrinologjisë Endokrinologia shqiptare ligjëroi në gjuhën spanjolle në Cusco, duke prezantuar përvojën e... -
Zvicër
Ansambli “TROJET”, 13 vjet në shërbim të trashëgimisë shqiptare në Zvicër -
Nuk dëbohet çifti kosovar që kishte marrë 750 mijë franga ndihma sociale -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Pianistja Fatjona Maliqi shkëlqen me recital në Kalanë e Loburgut
Jeta në Zvicër
-
Viti 2025 rekord për strehimoret malore të SAC në Zvicër Strehimoret malore të Klubit Alpin Zviceran (SAC) kanë shënuar vitin më të suksesshëm në historinë e... -
Kadmiumi në ushqim ngre shqetësime edhe në Zvicër -
Vaud: Miratohen 807 milionë franga për metrotë e Lozanës -
Talibanët përfitojnë mbi 70 milionë dollarë nga fluturimet mbi Afganistan, ndikim edhe për Zvicrën -
Gjykata në Gjenevë rikthen kufizimin e shpejtësisë 30 km/h në disa rrugë të qytetit













