Kultura
Vazhdon tradita e manifestimeve shkollore në Lozanë
Me një program të larmishëm dhe të përgatitur mirë nxënësit e shkollave shqipe nga kantoni i Vaud-it
Me një program të larmishëm dhe të përgatitur mirë nxënësit e shkollave shqipe nga kantoni i Vaud-it festuan së bashku festat e tyre kombëtare: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Programi u përcjell nga një numër i madh i pjesëmarrësve në manifestim.Ky ishte një jubile i veçantë i manifestimeve të përbashkëta që i organizojnë nxënësit e shkollës shqipe të mësimit plotësues nga kantoni Vaud. Për të pestën herë radhazi të gjitha shkollat që veprojnë në kuadër të LAPSH «Naim Frashëri» në kantonin Vaud u prezantuan në manifestim.
© Luli Imeri
Si zakonisht në këto manifestime së pari nxënësit e shkollës shqipe e këndojnë Himnin Kombëtar e pastaj e dëgjohet himni i Kosovës.
Salla ku mbahej manifestimi ishte e mbushur përplot me mysafirë, fëmijë dhe prindër. Shumë bashkatdhetarë iu përgjigjen ftesës për pjesëmarrje në manifestim. Skena e përgatitur për bukuri nga piktori ynë i njohur Samedin Asllani, nuk e la indiferent asnjë pjesëmarrës në manifestim. Edhe pjesën hyrëse të sallës e zbukuruan pikturat e nxënësve të shkollës shqipe nga Lozana si dhe tavolinat e mbushura me informata për shkollën shqipe dhe libra për shitje në gjuhën shqipe.
Kësaj radhe në sallë nuk munguan edhe përfaqësuesit e shteteve nga vijnë bashkatdhetarët tanë si dhe përfaqësuesit e shtetit zviceran. Do të përmendim përfaqësuesit e ambasadave të Kosovës në Bernë (konsulli Xhafer Ahmeti) dhe Gjenevë (zëvendës konsulli Arian Kashtanjeva) pa harruar të cekim edhe përfaqësuesin e ambasadës së Maqedonisë në Bernë (sekretari i parë Ekrem Ebibi). Si përfaqësues të shtetit zviceran do të përmendim anëtarin e qeverisë së qytetit të Lozanës.
© Luli Imeri
Manifestimet shkollore në kantonin e Vaud-it e kanë një veçanti tani më të njohur : nxënësit janë ata që e udhëheqin programin, e paraqesin fjalën hyrëse, i përshëndesin mysafirët ose vallëzojnë, këndojnë, recitojnë dhe luajnë pjesë teatrale. Mësimdhënësit si dhe aktivistët e LAPSH-it i mbështesin nxënësit si në përgatitjen e programit po ashtu edhe në aspektin organizativ të tij. Edhe pjesa teknike e tij përgatitet dhe udhëhiqet nga ish nxënësit e shkollës shqipe.
© Luli Imeri
Kësaj radhe bëmë një përjashtim të vogël. Pasi që në sallë ishin prezent përfaqësuesit e ambasadave të Kosovës dhe Maqedonisë si dhe përfaqësuesi i qeverisë së qytetit të Lozanës ishte e rrugës që këtyre mysafirëve tu jepet fjala që ta përshëndesin manifestimin dhe të thonë disa fjalë për atë se çka mund të presim prej tyre në lidhje me ndihmën që duhet dhe mund ta bëjnë për shkollën shqipe këtu në Zvicër.
Pas fjalës hyrëse të mysafirëve të nderuar ia filloi programi shkollor. Një pas një u renditën shkollat nga Morzha, Roli, Nioni dhe Lozana. Koloriti i veshjeve kombëtare, paraqitja e larmishme e nxënësve e tërhoqi publikun e shumtë në sallë. Shpesh duartrokitjet e tyre ndërhynin në paraqitjet e nxënësve që atyre u jepnin me siguri edhe më shumë vullnet e dëshirë për pamje sa ma të mirë në skenë. Besoj se kësaj radhe si asnjëherë më parë publiku ka qenë shumë i vëmendshëm dhe një pjesëmarrës aktiv i programit të manifestimit.
Në mënyrë simbolike u prezantua edhe shkolla shqipe nga « Aigle » me një recitim të shkëlqyeshëm të nxënësit Leon Haxhosaj. Kjo shkollë për herë të parë mësimin e ka filluar më 19 janar të këtij vitit prandaj edhe ishte e pamundur që të paraqiten me një program më të pasur. Me siguri se në manifestimin e ardhshëm do të mund të shpresojmë në kontributin e kësaj shkolle për të shtuar kualitetin dhe nivelin e manifestimeve kantonale.
Një pjesë e manifestimit u incizua nga albinfo.ch si material që do të mund të përdoret në realizimin e ndonjë teme që ka të bëjë me mësimin plotësues të gjuhës shqipe këtu në Zvicër.Sipas traditës së krijuar rishtazi manifestimi mbaroi me këngën “Shkolla Shqipe” që tani më është bërë himni i saj.
© Luli Imeri
© Luli Imeri
© Luli Imeri
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











