Jeta në Zvicër
„Blick“ flet shqip
Deri në sfidën e parë të Evropianit edhe në gjuhën shqipe, shkruan Blick
“Blick” ka filluar publikimin e lajmeve në gjuhën shqipe për ndeshjet e kombëtares shqiptare në kampionatin evropian Franca 2016.
Të gjithë që kanë klikuar të hënën në Blick, në krye të ballinës shihen lajmet në gjuhën shqipe dhe që flasin për Kombëtaren Shqiptare..
Deri në sfidën e parë të Evropianit edhe në gjuhën shqipe, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
“Të nderuar motra dhe vëllezër nga Zvicra, gjatë tanë javës së ardhshme gazeta ‘Blick’ ju informon në gjuhën shqipe. Ngjarjet më aktuale të Kombëtares Shqiptare – çdo ditë në gjuhën e juaj”, shkruan Blick
Zvicra me kujdes po i përcjell ndeshjet e Kombëtares shqiptare, dhe kështu ndodhi edhe në miqësoren e fundit, ku kuqezinjtë pësuan 3:1 nga Ukrainë në Bergamo të Italisë.
Siç dihet, Zvicra dhe Shqipëria janë në Grupin A të Kampionatit Evropian, shkruan albinfo.ch.
Gazeta zvicerane “Blick” ka analizuar miqësoren që Shqipëria humbi, duke nxjerrë në pah pikat e fora dhe të dobëta të kuqezinjve në këtë sfidë. Sipas saj, Shqipëria duhet respektuar, por nuk duhet pasur frikë.
Kombëtarja e Shqipërisë është në grup me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë ndeshjen e parë e zhvillon të shtunën në ora 15 ndaj Zvicrës.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












