Sport
Pa presion te Zvicra
Në ndeshjen ndaj Shqipërisë, titullarë pritet të jenë Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi
Zvicra po vazhdon përgatitjet në Francë, aty ku pas tri ditësh do të luan me kuqezinjtë. Fytyra të qeshura dhe shumë optimizëm për ndeshjen me Shqipërinë. Ishte kjo panorama e stërvitjes së fundit të Zvicrës zhvilluar në stadiumin “Stade de la Mosson” ku luan skuadra e Montpellier, shkruan albinfo.ch.
Grupi i futbollistëve që ka në dispozicion trajneri Valdimir Pektoviq është i plotë dhe në gjendjen optimale. Nga Valon Behrami te Xherdan Shaqiri e Blerim Xhemaili për të vazhduar me Admir Mehmedin dhe Granit Xhakën, me përjashtim të Shani Tarashajt, janë pesë futbollistët me origjinë shqiptare që pritet ta nisin si titullarë sfidën e së shtunës në Lens ndaj kombëtares kuqezi.
Në seancën e fundit përfaqësuesja helvete punoi më shumë nga ana taktike, ndërkohë që trajneri Vladmir Pektovic zhvilloi edhe një analizë me të gjithë lojtarët. Në këtë stërvitje të Zvicrës nuk munguan mediat që në stadiumin e Montpellier ishin të shumta. Shaqiri dhe Xhemaili kishin kohë të zhvillonin edhe një bisedë të shkurtër mes tyre ndërkohë që mjaft aktiv ishin mesfushori Gelson Fernandez dhe sulmuesi Breel Embolo i cili është riaftësuar plotësisht nga dëmtimi dhe pritet të luajë që nga fillimi ndaj Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi Swatch ka rritur shitjet e tij me dy për qind nga viti i kaluar, duke arritur... -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë











