Sport
Partneritet i « Albinfo.ch » me të përditshmen prestigjioze « Le Temps »
Sikurse që e kanë vërejtur lexuesit tanë, nga dita e martë, platforma « Albinfo.ch » dhe e përditshmja prestigjioze zvicerane “Le Temps”, kanë filluar një operacion të përbashkët, të përgatitur me muaj më parë, për ta mbuluar bashkërisht Eurofoot 2016 në Francë, me shkrime dhe analiza të përbashkëta.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që realiteti futbollistik, por edhe shoqëror shqiptar i diasporës, si dhe ai i Zvicrës, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe gjetiu të artikulohet, ndaj lexuesve zviceranë dhe shqiptarë, sa më objektivisht, në frymën e afirmimit si dhe afrimit të lidhjeve gjithnjë më të ngushta mes Zvicrës dhe botës shqiptare.
Ky lloj bashkëpunimi i rrallë ka ngjallur interes në opinionin zviceran dhe më gjerë, sepse paraqet një hap simbolik me peshë kundruall komunitetit shqiptar, i cili, me shumë arsye, e konsideron Zvicrën po ashtu si atdhe të tij. Veç kësaj, shqiptarët dhe zviceranet këtë vit nuk janë të përfaqësuar vetëm nga një kombëtare, por nga dy: e Shqipërisë dhe ajo e Zvicrës, ngase te dyja ekipet gërshetojnë një numër të rëndësishëm lojtarësh që janë dyshtetas, apo që kanë kaluar në karrierën e tyre përmes Zvicrës. Pra në vend se të shihen si ekipe kundërshtare, ato duhet të shihen si Kombëtare motra, dhe ky është edhe synimi i vënies në pah të këtij fakti, në suaza të këtij bashkëpunimi mes « Albinfo.ch » dhe « Le Temps ».
Gjatë ditëve në vijim do të keni mundësi të lexoni një mori analizash, shkrimesh, intervistash, portretesh si dhe raportim permanent nga vendngjarja në Francë e gazetarëve tanë.
Një bashkëpunim i ngjashëm do të konkretizohet po ashtu që nga dita e enjte me një platformë mediale serioze në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës.
Përpara Kombëtare, Uraaa Zvicër!
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote Ka më shumë votues të BE-së që jetojnë në Zvicër sesa në disa shtete anëtare. Por...
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla
-
Si mund të ndikojnë tek ju dy referendumet vendimtare të sigurimeve shëndetësore në Zvicër?