Sport
Ndeshje e vështirë ndaj Shqipërisë
“Padyshim që ndeshja me Shqipërinë do të jetë e vështirë. Ajo është një skuadër shumë e fortë në fazën mbrojtëse dhe lufton me shumë pasion”, deklaroi portieri i Zvicrës
Portieri i përfaqësueses zvicerane, Yan Sommer, ka pranuar se ndeshja me Shqipërinë është më e rëndësishmja për ecurinë në Evropian. Kjo, jo vetëm për faktin se është ndeshja e parë në grup, por edhe sepse ka një koeficient vështirësie më të lartë meqë pjesëtarët e dy skuadrave njihen mirë, shkruan albinfo.ch.
“Ndeshja e parë kundër Shqipërisë është shumë e rëndësishme. Jo vetëm për shkak të tre pikëve, por edhe për shkak të atmosferës dhe për psikologjinë e skuadrës në vijim. Sigurisht që kemi folur mes nesh për ndeshjen, apo për faktin që Granit Xhaka do të luajë kundër vëllait të tij. Por të shtunën, këto mendoj se nuk do të përbëjnë asnjë lloj problemi. Pas ndeshjes, të gjithë do të kthehemi të flasim me njëri-tjetrin si miq të mirë”, ka thënë ai.
Portieri thekson se ndeshja ndaj kuqezinjve është e vështirë. “Padyshim që ndeshja me Shqipërinë do të jetë e vështirë. Ajo është një skuadër shumë e fortë në fazën mbrojtëse dhe lufton me shumë pasion. Por ne jemi më shumë të fokusuar te loja jonë sesa të aftësitë e kundërshtarit”, ishin fjalët e Sommer në konferencë për shtyp.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli Reagimeve për rritje çmimesh nga viti i kaluar, kompania tani po u përgjigjet me ulje çmimesh... -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale











