Sport
Kampionati i shqiptarëve
Kampionati Evropian është historik për Kombëtaren shqiptare që për herë do të paraqitet në një ngjarje kaq madhore. Megjithatë, ky Evropian është historik pasi do të luajnë gjithsej 30 futbollistë shqiptarë, më shumë se çdo komb tjetër, shkruan albinfo.ch.
Siç dihet, Kombëtarja shqiptare ka ftuar 23 lojtarë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe nga Zvicra, ku kanë lindur disa prej tyre. Këtë e bën edhe më të veçantë Kombëtaren shqiptare, që drejtohet nga Gianni De Biasi, dhe ka grumbulluar futbollistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe duke përfaqësuar në mënyrën më të mirë kombin shqiptar në Francë. E, tifozët shqiptarë shpresojnë që të kenë edhe rezultate pozitive, që së paku të kalojnë fazëne grupeve.
Pas Shqipërisë, më së shumti shqiptarë ka në Përfaqësuesen e Zvicrës, gjithsej gjashtë, derisa është lënë jashtë Pajtim Kasami, edhe pse fitoi titullin me Olympiacosin në Greqi. Futbollistët e ftuar shqiptarë janë: Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi dhe Shani Tarashaj. Ky i fundit ka debutuar për Zvicrën vetëm muaj më parë. Behrami ka luajtur edhe në Kampionate tjera dhe ka përvojën më të madhe nga lojtarët shqiptarë.
Te Gjermania është ftuar Shkodran Mustafi, i cili është shumë i suksesshëm. Mustafi dy vjet më parë fitoi Kupën e Botës me “Pancerat” në Brazil, duke u bërë shqiptari më i suksesshëm. Për të është hera e parë që luan në një Evropian.
Por, ky numër ka mundur të jetë më i madh, sikur Belgjika të ftonte Adnan Januzajn, i cili nuk është ftuar kohët e fundit dhe vështirë se do të ketë vend në të ardhmen te kjo Përfaqësuese.
Norvegjia u eliminua në “Play-off”, derisa pjesë e kësaj Përfaqësuese janë edhe Veton dhe Valon Berisha, futbollistë nga Kosova që luajnë për Norvegjinë. Vëllezërit Berisha kanë të lënë mundësinë e hapur që në të ardhmen të mbrojnë ngjyrat e Kosovës. Siç dihet kohë më parë Norvegjinë e kishte refuzuar Bersant Celina, i cili tashmë mbron ngjyrat e Kosovës.
Në “Play-off” u eliminua edhe Danimarka, ku paraqitet mbrojtësi Riza Durmishi, i cili madje kishte luajtur kundër Shqipërisë. Kuqezinjtë u renditën në vendin e dytë, derisa danezët në të tretin dhe Shqipëria u kualifikua tutje, derisa danezët në “Play-off” u eliminuan nga Suedia.
Në këtë Evropian për herë të parë do të ndeshen edhe dy vëllezër dhe këta janë vëllezërit shqiptarë, Taulant dhe Granit Xhaka, ku i pari mbron ngjyrat e Shqipërisë, derisa i dyti të Zvicrës. Këto dy Përfaqësuese do të takohen më 11 qershor, në kuadër të Grupit A.
Siç dihet për Finlandën luan Përparim Hetemaj, që nuk arriti të kualifikohet në Francë, si dhe Fatos Beqiraj me Malin e Zi.
Futbollistët e ftuar
Shqipëria: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi, Andi Lila, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Frederik Veseli, Arlind Ajeti, Ansi Agolli, Naser Aliji, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Ermir Lenjani, Shkëlzen Gashi, Ergys Kaçe, Odise Roshi, Ledian Memushaj, Migjen Basha, Burim Kukeli, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Armando Sadiku
Zvicra: Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi, Shani Tarashaj
Gjermania: Shkodran Mustafi
Futbollistët që nuk u ftuan
Pajtim Kasami dhe Adnan Januzaj
Futbollistët që nuk u kualifikuan
Riza Durmishi, Veton dhe Valon Berisha, Përparim Hetemaj dhe Fatos Beqiraj
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë
















