Jeta në Zvicër
Është paguar më pak se kolegu, 27.000 franga kompensim për gruan!
Gruaja është paguar për 6 për qind më pak se kolegu i saj ndërsa instituti nuk ka mundur të sqarojë këtë dallim
Instituti kërkimor për bujqësi në baza biologjike (Fibl) në Frick (Aargau) duhet t`i paguajë një punëtores së tij 27 mijë franga kompensim për diskriminimin e pësuar, transmeton albinfo.ch mediat zvicerane. Ajo është paguar më dobët se kolegu i saj për të njëjtën punë dhe me kualifikim të njëjtë.
Duke vendosur për zhdëmtimin e saj, Gjykata Federale e Zvicrës ka vërtetuar vendimin që më parë e kishte shpallur Gjykata e Lartë e Kantonit Aargau.
Gruaja e punësuar në institutin e përmendur është paguar për 6 për qind më pak se kolegu i saj ndërsa instituti nuk ka mundur të sqarojë në mënyrë objektive këtë dallim.
Shuma prej 27 mijë frangash është llogaritur për të kompensuar diskriminimin që ka ndodhur për pesë vite me radhë.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi Swatch ka rritur shitjet e tij me dy për qind nga viti i kaluar, duke arritur... -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë











