Sport
FC Diaspora me 21 ndeshje dhe 21 fitore
FC Diaspora, klubi sportiv më i ri në Zvicër në 21 ndeshje ka shënuar 21 fitore. Një sukses që komunitetit shqiptar i Delemontit (Jura) e shënoi me një festë të madhe të shtunën e kaluar në Sohyères (Delémont, Jura).
Para dy vitesh, dashuria për futbollit pati frymëzuar simpatizantët e këtij sporti të krijojnë klubin FC Diaspora në Kantonin e Jurës. Prej atij momenti, ky klub shënoi vetëm fitore duke u ngjitur deri në Ligat më të larta të rrethinës Bernë/Jura. Edhe pse është klubi i futbollit më i ri në Zvicër, ai mund të krenohet me rezultatet e sezonit 2014/2015 ku mbërriti nga Liga e 5-të në Ligën e 4-të për të fituar çmimin Fair Play. Por ky klub nuk e la me kaq. FC Diaspora përfundoi edhe sezonin 2015/2016 me një fitore edhe më të madhe duke zënë vendin e parë të Ligës 4, gjë që i hap dyertë e Ligës së 3-të.
Kupa e Jurës tashmë është e tyre, dhe rruga për suksese të tjera duket të jetë e hapur.
Të shtunën, arritja e FC Diasporës bashkoi në një festë mbresëlenëse lojtarët, përgjegjësit e klubit, tifozët por edhe një pjesë të mirë të komunitetit shqiptarë të Jurës. Aty muzika, ushqimet, dhe gëzimi i pjesëmarrësve veç sa i dha zemër këtij klubi të vazhdojë aktivitetin e tij drejtësukseseve të mëtejshme. Urime !
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












