Fotolajmi
Sa vetura eksportohen nëpër botë?
Sipas të dhënave të „World’s Top Export“ eksporti global e veturave në vitin 2015 arriti në 672.9 miliardë dollarë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell albinfo.ch. Veturat janë më të eksportuarat në botë pas naftës së papërpunuar.
Vlera e totalit të eksporteve ndërkombëtare të makinave për vitin 2015 ka shënuar një rritje prej 5.5% krahasuar me vitin 2011, por për 5.2% më pak në krahasim me të dhënat për vitin 2014, kur eksporti i veturave arriti në 709 7 miliard.
Sipas kontinenteve të ndara, vendet evropiane kontribuojnë më shumë në terma të dollarit. Dërgesat arriten në 363.9 miliardë, ose 54.1% të të gjitha shitjeve ndërkombëtare të automjeteve.
Evropa është gjithashtu vendi ku eksportet e vitit të kaluar kanë arritur rezultatet më të larta. Gjermani 152,7 miliardë, ose 22.7% e eksporteve globale.
Në listë vjen e dyta Japonia me 86.1 miliardë, ose 12.8% të shitjeve ndërkombëtare, ndërsa në vendin e tretë është SHBA-ja me 55.3 miliardë ose 8.2%.
Në top dhjetëshin me të lartë zëjnë katër vendet evropiane: Britania e Madhe, Spanja, Belgjika dhe Franca. Top dhjetëshi plotësohet me Kanadën, Korenë e Jugut dhe Meksikës. Pesëmbëdhjetë shtete e para përbëjnë 88.7% të eksporteve botërore të makinave në vitin 2015.
Sipas vendet që kanë shënuar rritje në eksport të veturave nga 2011 është Hungaria (një rritje prej 128.8%), Italia (nga 51.6%) dhe Meksika (22.3%).
Në të kundërtën, vendet me rënie më të madhe në shitjen e makinave për eksport është Franca ( 23%), Belgjika (2.1%) dhe Gjermania (1%).
E-Diaspora
-
Austri
Kosova prezantohet me produkte dhe verëra vendore në Forumin Ekonomik të Vjenës Ambasada e Kosovës në Austri mori pjesë në edicionin e 25-të të Garden Party, duke promovuar... -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor -
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore












