Shkurt.ch
Ameti:”E keqja është kthyer në të mirë”
Artikulli i «Le Matin », rreth riteve fetare myslimane në xhaminë e Yverdon-it, ka shkaktuar reagime te pronari i lokalit, te fqinjët dhe te komuniteti mysliman në Yverdon. Si duket shkrimi i «Le Matin » ia ka shkatërruar karrierën politike zviceranit nga radhët e partisë UCD, Fabien Richard.
Tashmë dy muaj, ai e ka lëshuar me qira lokalin me sipërfaqe prej 120 m², për një shumë prej 1.300 frangave në muaj, për myslimanët të cilët e kanë shndërruar lokalin në një vend të shenjtë. Por, pronari Fabien Richard ka reaguar menjëherë, duke shprehë habinë dhe i inatosur ka deklaruar: «Mua më kanë thënë se lokali kërkohet për ushtrime të ‘yoga’, ndërsa unë kuptoj nga “Le Matin” se aty orgnizohen lutje pesë herë në ditë. Tani fqinjët janë ankuar për vendparkimin dhe ata duhet të largohen që këtej».
Lajmi e ka habitur shqiptarin nga Maqedonia Femi Ameti, përgjegjës për xhaminë. «Qiradhënësi Foncia Geco, është plotësisht i njoftuar se këtu është një sallë për lutje», ka pohuar për «24 Heures» Ameti.
Agjencia e pasurive është kontaktuar nga e përditshmja zvicerane, por nga atje as nuk kanë konfirmuar e as nuk mohuar një lajm të tillë. Ameti më tej vazhdon : «Tani këtu është për mrekulli, më parë këtu ka qenë një tollovi e vërtetë. E keqja është kthyer në të mirë. Ne e kemi pastruar gjithandej dhe kemi investuar disa mijë franga të grumbulluara nga anëtarët. Tani ata duan të na largojnë. Si duket, ata dëshirojnë që të lutemi në rrugë, si në Francë», ka shprehur mllefin e tij Ameti.
Që nga lëshimi i lokaleve të mëparshme nga rruga e Lozanës, komuniteti mysliman nuk fshehë kënaqësinë e tij për realizimin e riteve fetare në këtë lokal. Me këtë që pohon shqiptari që tashmë 31 vite jeton në Zvicër, pronari i lokalit duhet të jetë i kënaqur që nga një bordel, lokali është shndërruar në një vend të shenjtë. Për të shmangur çdo konfuzion, pronari ka deklaruar se «nuk ka asgjë të jashtzakonshme kundër myslimanëve».
Pas faljes së namazit të ditës së premte të rreth 70 besimtarëve dhe pasi kishin kuptuar se gjërat mund të ndryshonin, njëri nga ta kishte marrë fjalën për tu bërë thirrje të tjerëve: «Mos harroni se nuk jemi të papëlqyer, por të toleruar. Mos bëni zhurmë. Ju lutem t’ua përcillni atyre që ne nuk shqetësojmë askend».
Nga ana tjetër, një fqinj është shprehur i shqetësuar: «Nuk e qaj kokën nëse këtu ka bordel apo vend të shenjtë. Ajo që për mua është me rëndësi, të mos më zihet vendi i parkimit », ka deklaruar shkurt zvicerani, përndryshe shef i një sipërmarrje.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova, një shtet i ri, por me zgjidhje të mëdha Pjesëmarrja e Kosovës në World Economic Forum përmes platformës House of Kosova po merr gjithnjë e... -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Kurti pret nxënësit fitues të 16 medaljeve në Olimpiadën NEO në SHBA -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland -
Belgjikë
U qëllua për vdekje, humb jetën shqiptari pas të shtënave me armë zjarri në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zhurma e aeroportit shkakton pakënaqësi në komunat e pasura të Zyrihut Banorët e Gold Coast “në revoltë” kundër zhurmës së avionëve... -
Tuneli i ri hekurudhor mes Cyrihut dhe Winterthurit do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit -
Gjashtë qytete të Zvicrës renditen më të shtrenjtat në botë -
SVP në Cyrih siguron nënshkrimet për iniciativën e re mbi strehimin -
Bazel
Legjenda e Zvicrës merr drejtimin e FC Basel












