Siguri e garantuar e centraleve atomike në Zvicër
Duhen ndjekur zhvillimet në Japoni, para se të ndërmerren çfarëdo masash për sigurinë e centraleve atomike të Zvicrës
Ministrja e transportit dhe energjisë, Doris Leuthard ka siguruar opinionin se siguria e centraleve atomike të Zvicrës është e garantuar dhe se aktualisht nuk paraqitet nevoja për të vepruar në këtë drejtim.
Ajo ka shtuar se, sidoqoftë, duhen ndjekur zhvillimet në Japoni, para se të ndërmerren çfarëdo masash për sigurinë e centraleve atomike të Zvicrës.
Posa të kuptohen shkaqet e vërteta të avarisë në centralet atomike japoneze, të dhënat do të krahasohen me gjendjen në Zvicër, ka thënë ajo në një intervistë për radion drs. Dhe vetëm atëherë do të merren në rishqyrtim masat e sigurisë për centralet tona, ka thënë Leuthard.
Në të njëjtën kohë, ministrja e këtij resori, Dors Leuthard ka thënë se deri në sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të avarisë në Japoni, do të pezullohet realizimi i projekteve për ndërtimin e centraleve të reja në Zvicër.
Ky vendim përkon edhe me kërkesat e shtuara të opinionit të Zvicrës kundër ngritjes së centraleve atomike.
Leuthard nuk ka saktësuar se për çfarüë periudhe kohore bëhet ky pezullim.
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025












