Hidhet poshtë ankesa e Bashkim Berishës
Gjykata e Kasacionit në vendimin e saj ka shkruar se "ankesa nuk qëndron, në asnjë pikë të saj"
Bashkim Berisha, i cili është duke vuajtur dënimin me 14 vjet burg për vrasjen e një shqiptari nga Maqedonia, kishte bërë një ankesë për anulimin e vendimit të Gjykatüës së Lartë të Cyrihut, të shqiptuar ndaj tij në gusht të vitit 2009.
Gjykata e Kasacionit ka hedhur poshtë ankesën e tij, siç deklaron sekretari i përgjithshëm i kësaj gjykate, Viktor Lieber për portalin 20 Minutenonline.
I mbiquajtur “vrasësi nga vendparkimi”, Bashkim Berisha, sot 30 vjeç, ka qenë ish kampion botëror në thaiboks. Pas vrasjes së bërë në shkurt të vitit 2005, ai ishte arratisur dhe për një kohë kishte jetuar në Kosovë. Dy vite më parë Berisha ishte ekstraduar në Zvicër dhe i ishte nënshtruar akuzës për vrasje.
Në ankesën e tij, Berisha e konsideron vendimin e gjykatës si arbitar. Sipas tij gjyqi kishte shkelur dispozitën bazë “in dubio pro reo (në rast dyshimi – vendoset në favor të të paditurit). Po ashtu, ai në ankesë ka vlerësuar arsyetimin e vendimit si kundërthënës dhe ekspertizën psikiatrike si të mangët.
Ndërsa Gjykata e Kasacionit në vendimin e saj ka shkruar se “ankesa nuk qëndron, në asnjë pikë të saj”.
Bashkim Berisha mund të ushtrojë ankesë ndaj këtij vendimi edhe në shkallën më të lartë, në Gjykatën Federale. Por ande nuk dihet nëse ai do ta bëjë këtë ose jo.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













