Kultura
Fatlumi mahnit auditoriumin zviceran
Fatlum Musliu, 20-vjeçar nga Lugina e Preshevës, ka arritur të kualifikohet për në finalen e shout :Supertalentet nga Zvicra Lindore”, shkruan e përditshmja zvicerane “Der Rheintaler”. Për herë të parë Fatlumi kishte filluar me vallëzim në moshën 14-vjeçare.
“Inspirimin e kam marrë nga filmi i cili quhet ‘You Got Servet’. Më pëlqeu pa masë dhe që nga ai moment më lindi ideja për vallëzuar. Edhe prindin e kam një valltar të mrekullueshëm në valle popullore”, kishte deklaruar kohë më parë Fatlumi. Gjatë paraqitjes së tij, ai kishte përkragur me ovacione të shumtë nga publiku i “Bodensee-Arena“ në Kreuzlingen. Edhe artisti i njohur zviceran DJ B kishte paralajmëruar se shqiptari të cilin ai e quajti „diamnat“, di të kalojë pemgesën e gjysmëfinales.
Nga ana tjetër, edhe juria e shout ishte mahnitur nga paraqitja e Fatlumit, ndërsa DJ Bobo kishte deklaruar: „Diamanti është duke shkëlqyer lehtë. Shpresoj se deri në finale, ai do të ndizet i tëri“. Më pas, anëtarja tjetër Christa Rigozzi ka plotësuar: „Ti je një çelan“. Roman Kilchsperger i ka dhënë një kompliment paksa provokativ: „Po të isha ndonjë femër, do të bëja çmos që të të përfitoja“, duke plotësuar: „Po të ishte shou një birrë e freskët, ti do të ishe gëllënjka e parë“.
Përndryshe, finalja është paraparë për të dielën më 20 mars të këtij viti, ndërsa në të do të garojnë Fatlumi dhe tetë finalistë të tjerë. Çmimi kryesor është një shumë në të holla prej 100.000 frangave.
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar











