Kultura
Filmi kosovar “Gomarët e kufirit” në festivalin e Fribourgut
Filmi kosovar “Gomarët e kufirit” i regjisorit Jeton Ahmetaj do të shfaqet premierë në kuadër të edicionit të 25-të të festivalit ndërkombëtar të filmit në Fribourg të Zvicrës (FIFF).
Të gjithë ata që nuk kanë arritur ta shikojnë këtë film në Prishtinë apo në Tiranë do ta kenë këtë mundësi në këtë festival të filmit, që do të mbahet prej 21 deri më 26 mars.
Hazir Haziri, producent i linjës së këtij projekti filmik, i cili tashmë ka kaluar kufijtë e Kosovës duke marrë disa shpërblime, ka bërë të ditur për Albinfo.ch se filmi është pranuar nga drejtori i këtij festivali në shtator të vitit të kaluar, ndërsa ka marrë dritën e gjelbër nga juria seleksionuese në dhjetor të vitit 2010, duke zënë vendin në seksionin e panoramës.
Ai ka bërë të ditur se në premierën e këtij filmi do të jetë i pranishëm edhe regjisori Jeton Ahmetaj.
Jeton Ahmetaj ka konkretizuar në shirit filmik skenarin e Jeton Nezirajt, një rrëfimi i vitit 1968, në kohën e komunizmit, në një zonë kufitare mes ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, ku një burim uji ishte vendi ku takoheshin njerëzit andej e këtej kufirit. Mesazhi i këtij filmi ishte lufta psikologjike për të shkuar drejt Perëndimit. Në konkurrencë zyrtare për çmimin kryesor të këtij festivali janë edhe shumë filma të tjerë të vendit dhe ndërkombëtarë.
Drejtues të këtij festivali kanë premtuar se programi i këtij edicioni të 25-të jubilar do të jetë i veçantë, me shumë filma ndërkombëtarë të cilësisë së lartë dhe me shumë spektatorë. Këtë herë janë seleksionuar filmat edhe sipas temës, zonës gjeografike dhe të personazhit, si dhe seksionit panorama, ku është filmi kosovar “Gomarët e kufirit”.
Së fundi, nëpërmjet përzgjedhjes së veçantë të filmave nga Kuba, Bangladeshi, Peruja, Kongo dhe Kosova, është synuar të ketë një reflektim ndërmjet filmit në Veri, Jug, Lindje dhe Perëndim, thuhet në portalin e festivalit.
Pas Fribourgut të Zvicrës, filmi“Gomarët e kufirit” do të jetë edhe në një garë tjetër ndërkombëtare të filmit, edhe atë në festivalin e filmit të Evropës Juglindore në Paris, i cili do të mbahet prej 12 deri më 17 prill.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












