Sport
Franca dhe Zvicra, më së shumti të huaj
Të dielën do të ballafaqohen Franca dhe Zvicra në Grupin A. Francezët kanë siguruar kualifikimin, derisa zviceranët me fitore do të ishin në vendin e parë, kurse barazimi ia siguron vendin e dytë. Por, kjo ndeshje ka edhe një të veçantë tjetër, shkruan albinfo.ch.
Franca ka më së shumti lojtarë që kanë lindur në shtete tjera, ose që kanë prejardhje nga shtete tjera, duke përfshirë këtu edhe prindërit që kanë lindur jashtë Francës. Madje, përqindja është e madhe. 65 % e ekipit francez është i ‘huaj’ sipas “swissinfo.ch”, përcjell albinfo.ch.
Në vendin e dytë ndodhet Zvicra, ku vetëm 38 % janë zviceranë, derisa 17 % janë nga Kosova. Te Zvicra gjashtë futbollistë luajnë shqiptarë. 12 nacionalitete janë në Përfaqësuesen e Zvicrës që gjithsej ka 61 % të huaj. Në vendin e tretë ndodhet Shqipëria, që gjithashtu ndodhet në Grupin A. Në Kombëtaren shqiptare të gjithë futbollistët janë shqiptarë, por këtu hyjnë ata që kanë lindur në shtete tjera dhe nuk janë pak.
Pas Shqipërisë janë Belgjika, Anglia, Portugalia e kështu me radhë, kurse Rumania nuk ka asnjë të huaj, që gjithashtu është pjesë e Grupit A.
Pra, kjo renditje është bërë në bazë të migrimit të lojtarëve, të prindërve të tyre dhe pasardhësve.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













