Shoqata Zvicër – Shqipëri vlerëson përparimet dhe dënon dhunën në Shqipëri
Shqipëria ka shënuar përparim në disa fusha por ajo duhet të ketë kujdes imazhin e saj të dëmtuar pas demonstratave dhunshme në Tiranë
Në një njoftim për mediet, Shoqata Zvicër-Shqipëri me seli Goldau të kantonit St. Gallen informon lidhur me veprimtarinë e saj në përgjithësi dhe mbledhjen e fundit, vjetore të mbajtur ditë më parë.
Sipas njoftimit, shoqata, në mbledhjen e saj të përgjithshme, vjetore në Will SG, u orientua në veprimtarinë e saj në funksion të bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe socialpolitik midis dy vendeve. Fokusi i shoqatës u përqendrua në sektorin e importit të këpucëve, atë të tekstileve dhe produkteve ushqimore si: vaji i ullirit, frutat e detit, verë, etj. si dhe në eksportin e pajisjeve teknike, në sektorin e pasurive të patundshme dhe atë të turizmit. Presidenti Rol Alther informoi për përparimin e shpejtë të Shqipërisë, mbi të gjitha në sektorin e infrastrukturës. U potencua pozita e mrekullueshme e vendit me bregun e detit si potencial i madh për zhvillimin e turizmit.
Në Shqipëri, siguria personale në nivel shumë të lartë
Në mbledhje, siç thuhet më tutje në njoftim, u vu në pah edhe siguria maksimale që mbretëron në Shqipëri, fare ndryshe nga ajo që mund të mendohet, nisur nga paragjykimet. “Siguria personale në Shqipëri – ndryshe nga këtu – është absolute. Askush nuk dhunohet në rrugë, në stacionin e trenit, autobus apo tren nga grupe apo banda. Nuk ka grabitje nga të rinjtë të personave civilë. Nuk goditen të moshuarit për t’u marrë çantat e dorës. Gratë mund të lëvizin lirisht ditën dhe natën, pa u ngacmuar, bezdisur apo dhunuar. Për sa i përket sigurisë personale Shqipëria është shumë më përpara se Zvicra”, vazhdon njoftimi.
Pas mbledhjes së përgjithshme,u ndoq nga pjesëmarrësit koncerti i organizuar nga Shoqata Zvicër-Shqipëri me këngëtaren Elina Duni dhe kuartetin e saj.
Deklaratë e shoqatës Zvicër – Shqipëri lidhur me zhvillimet në Shqipëri
Shoqata Zvicër – Shqipëri shpreh keqardhjen e saj të thellë, që demonstrata e 21 Janarit 2011 në Tiranë përfundoi me viktima. “Ne jemi të tronditur nga kjo dhunë e pakuptimtë. Familjeve të viktimave iu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet në deklaratën publike të shoqatës Zvicër-Shqipëri.
“Ne konstatojmë se këto ngjarje kanë pasoja të rënda në perceptimin e Shqipërisë në Europën Perëndimore: Eksese të tilla dëmtojnë jo vetëm në zhvillimin e drejtpërdrejtë të Shqipërisë, por ndikojnë direkt dhe ndjeshëm dhe në zhvillimin afat-gjatë. Ato minojnë përpjekjet e Shoqatës Zvicër- Shqipëri për bashkëpunim ekonomik, trembin turistët, bëjnë të pasigurtë importuesit e ardhshëm dhe dekurajojnë investuesit potencialë.
Dhuna nuk ka vend në diskursin politik. Për këtë arsye, urgjentisht, ne nxisim të gjitha partitë politike t’u përmbahen në mënyrë rigoroze rregullave të demokracisë dhe të shtetit ligjor. Në veçanti, duhet që edhe autoritetet shtetërore të respektojnë kushtetutën dhe ligjet dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të tejkalojnë kompetencat e tyre ligjore.
Së fundi, është koha kur Shqipëria, në 99 vjetorin e Pavarësisë së saj, të mposhtë më në fund të keqen e madhe, korrupsionin. Në çdo zhvillim të mëtejshëm, vendi dhe populli varen nga shteti ligjor. Për këtë arsye, urgjentisht, ne apelojmë për të gjithë përfaqësuesit e shtetit dhe të shoqërisë, që interesat e popullit shqiptar t’i vendosin para interesave të tyre si dhe të udhëheqin duke qenë shembuj të ndershmërisë, drejtësisë dhe besnikërisë ndaj ligjit”, thuhet në fund të deklaratës së shoqatës Zvicër-Shqipëri, lidhur me ngjarjet e dhunshme të janarit në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











