Shumica e zviceranëve për heqje dorë nga energjia bërthamore
77 për qind janë përcaktuar për nevojën që Zvicra, në një afat të mesëm të heqë dorë nga energjia bërthamore
Popullata zvicerane shprehet e vendosur kundër shfrytëzimit të centraleve bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike. Këtë të dhënë e ka dëshmuar një sondazh i kryer nga instituti për matjen e opinionit publik isopublic, i publikuar sot në gazetat “Sonntagszeitung” dhe “le Matin Dimanche”.
73.9 për qind të të anketuarve janë treguar të vendosur kundër ndërtimit të një centrali të ri bërthamor. Ndërsa 77 për qind janë përcaktuar për nevojën që Zvicra, në një afat të mesëm të heqë dorë nga energjia bërthamore.
Sondazhi është zhvilluar nga e enjtja deri të shtunën dhe në të kanë marrë pjesë 506 zviceranë me të drejtë vote, nga pjesa gjermane dhe ajo franceze. Sipas anketuesve, margjina e gabimit në këtë anketë shkon deri në shkallën 4.5%.
Pro ndërtimit të një centrali të ri atomik janë shprehur vetëm 20.7% e të anketuarve, ndërsa edhe më pak sish (12.7%) kanë thënë se pa energji bërthamore nuk mund të paramendohet jeta normale. Mirëpo, për një heqje dorë të menjëhershme nga energjia nukleare janë përgjigjur vetëm 9.9%.
Lidhur me atë se çfarë duhet të bëhet me centralet e vjetra si Mühleberg dhe Beznau, mendimet paraqiten të ndara. 36.4% janë që këto centrale të inspektohen por të vazhdojnë të mbeten në prodhim. 34.4% duan që centralet e përmendura të nxirren përkohësisht nga qarkullimi dhe të bëhet rivlerësimi i tyre.
Ndërsa vetëm 28% të të anketuarve janë shprehur për nxjerrjen përfundimtare të këtyre dy centraleve nga puna.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












