Bota
Ndërtimtari kosovar i vë zjarrin “hajmit”, për t`i mbuluar defektet e punës së tij?
Sipas policisë, kanë qenë dy kosovarët, njëri pronar i ndërmarrjes ndërtimore që bënte sanimin e ndërtesës në fjalë e tjetri punëtor i tij, ata që i kanë vënë zjarrin asaj. Motivi për këtë është fshehja e mangësive në ndërtim dhe e kanë maskuar si sulm nazist!
Policia ka ndaluar dy persona, njëri 40 e tjetri 50 vjeçar, të dy me prejardhje nga Kosova, nën dyshimin se i kanë vënë zjarrin godinës që ishte përgatitur për të strehuar azilkërkuesit. Kur, para një viti e gjysmë ishte njoftuar për zjarrvënien në ndërtesën për strehimin e azilkërkuesve në Vorra, faji për këtë u ishte lënë neonazistëve.
Por, sipas dyshimeve të reja të policisë, kanë qenë dy kosovarët, njëri pronar i ndërmarrjes ndërtimore që bënte sanimin e ndërtesës në fjalë e tjetri punëtor i tij, ata që i kanë vënë zjarrin asaj. Motivi për këtë është fshehja e mangësive në ndërtim, shkruan br.de., transmeton albinfo.ch
Ata besonin se gjatë pranimit teknik të godinës do të konstatoheshin mangësi të pariparueshme në pjesën ndërtimore dhe në atë të mbrojtjes nga zjarri, ka thënë një zëdhënës policie për br.de. Në rast se firma e kosovarit nuk do t`i evitonte këto mangësi brenda afatit të caktuar, duhej të shpenzonte edhe 100 mijë euro shtesë, gjë që do të shkatërronte firmën.
Dyshimin për këtë e kishte ngritur një person që kishte qenë në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë, zjarrvënia e bërë në këtë rast ndryshon shumë nga ato që kanë sfond të ekstremit të djathtë, përcjell albinfo.ch. Në këtë rast nuk ishte në plan të parë mesazhi (si në rastet e ekstremistëve) por shkatërrimi i plotë i ndërtesës.
Dy të arrestuarit e mohojnë veprën.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë










