Jeta në Zvicër
Referendumi britanik forcon frangun kundrejt euros
Pasi rezultati i referendumit britanik u bë i qartë, vlera e frangut zviceran u rrit ndjeshëm kundrejt monedhës së vetme evropiane
Banka Nacionale e Zvicrës ka ndërhyrë sot në tregun valutor për të stabilizuar frangun, i cili konsiderohet të jetë monedha më e besueshme për investitorët pas votimit në Britaninë e Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian, raporton albinfo.ch.
Pasi rezultati i referendumit britanik u bë i qartë, vlera e frangut zviceran u rrit ndjeshëm kundrejt monedhës së vetme evropiane, dhe këmbehet në nivelin prej 1.06 franga për 1 euro, në krahasim me vetëm shtatë orë më parë, kur ishte 1.10.
Më pak se tri orë më vonë, frangu është dobësuar duke u tregtuar për 1,085 euro.
Frangu i fortë ka goditur eksportuesit zviceranë, të cilët janë të detyruar t´i ulin poshtë kostot dhe çmimet që të mbeten konkurruese në tregun ndërkombëtar.
Banka Nacionale eZvicrës ka prezantuar një normë negative të interesit për depozitat në fillim të vitit të kaluar, dhe papritmas ka braktisur politikën tre vjeçare për të mbajtur shkallën e ulët të frangun për të mbrojtur eksportet.
Përndryshe, Zvicra kishte mbajtur referendumin për pjesëmarrjen e tyre në familjen evropiane në vitin 1992, ku kishin votuar kundër anëtarësimit në BE.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli Reagimeve për rritje çmimesh nga viti i kaluar, kompania tani po u përgjigjet me ulje çmimesh... -
Zvicër: Peticion për pushim më të gjatë të lindjes -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë












