Shkurt.ch
Sonte fillon llogaritja verore e kohës
Në orën 2 të pas mesnatës, akrepat që tregojnë orën do të shtyhen për një orë përpara
Në natën në mes të të shtunës dhe të dielës fillon llogaritja e „kohës së verës”. Me këtë rast, në orën 2 të pas mesnatës, akrepat që tregojnë orën do të shtyhen për një orë përpara. Me këtë veprim, nata do të rezultojë për një orë më e shkurtër ndërsa mëngjesi do të agojë më vonë.
Ndërrimi i orës në varësi nga sezoni në Zvicër këtë vit shënon 30 vjetorin e vet. Mirëpo, ky ndërrim ka një histori dukshëm më të gjatë. Qeveria federale e Zvicrës që në vitin 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore e kishte promovuar këtë ndarje të kohës, me qëllim, kursimin e energjisë.
Megjithatë, për shkakun se rezultatet nuk kishin dalë ato që ishin pritir, në vitin 1943 sërish ishte anuluar ndarja e kohës në të verës dhe të dimrit.
Ndërrimi i kohës që bëhet më 27/28 mars dhe më 27/28 tetor, është pranuar në të gjitha vendet e Evropës përveç në Islandë.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij











