Sport
Krasniqi premton fitore ndaj Jurgen Doberstain
Vetëm edhe pak ditë na ndajnë nga dueli që do të zhvillohet me Saarland të Gjermanisë ndërmjet boksierit shqiptar Robin (Haxhi) Krasniqi dhe kazakut me nënshtetësi gjermane, Jurgen Doberstain.
Më 15 korrik, Krasniqi do të ngjitët në ring për t’u përballur kundër Doberstainit në kategorinë super të mesme për titujt WBA Inter-Continental dhe WBO Inter-Continental. Boksieri junikas ka thënë se prej tre muajve është duke u përgatitur për këtë ndeshje.
Në një konferencë për shtyp, të dy boksierët janë shprehur: “ Jam shumë i lumtur që një ndeshje kaq e madhe të zhvillohet në shtëpi tek unë. Unë kam një titel por dua edhe një titull të dytë. Robini është një boksier shumë i mirë, por unë dua dhe do ta godas atë”, ka deklaruar Jurgen Doberstein për ran.de, transmeton “albinfo.ch”.
Nga ana tjetër edhe boksieri kosovar ka premtuar fitore. “ Në kategorinë time të re ka shumë boksier të cilët janë shumë interesant për qëllimet e mia. Jurgen është po ashtu njëri prej tyre. Ai e ëndërron këtë titull, por ky titull mundet të jetë vetëm ëndërr për të, pasi që e gjitha do të shihet në ring. Unë do ta bëj punën time, dhe këtë do ta prezantoj në ring ku do të dal si fitues”, thotë Haxhi Krasniqi.
Kjo ndeshje do të jetë e 50 –ta për Krasniqin, i cili deri më tash ka 45 fitore dhe vetëm katër humbje. Ndërkohë, boksieri Jurgen Doberstein ka 23 meçe të zhvilluara, prej tyre 21 fitore dhe vetëm dy humbje.
Krasniqi renditet i 5-ti në WBO, ndërsa Doberstein gjendet në pozitën e 15 –të në listën botërore.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













