CH-Ballkani
Gjilan, policia qëllon për vdekje një qytetar
Sipas versionit të Policisë, shtetasi B.R (1980) pas kishte sulmuar disa herë më thikë edhe zyrtarin policor, kolegu tjetër polic e kishte qëlluar për vdekje
Policia e Kosovës nga rajoni i Gjilanit ka qëlluar për vdekje një qytetar të moshës 36 vjeç, pasi që ai kishte sulmuar fillimisht një vajzë të mitur (12 vjeç) e më pas edhe një zyrtarë policor me thikë. Sipas versionit të Policisë, shtetasi B.R (1980) pas kishte sulmuar disa herë më thikë edhe zyrtarin policor, kolegu tjetër kishte qëlluar për vdekje.
Ngjarja ka ndodhur mbarëm në lagjen “Bregu i djegur” në Gjilan.
“Policia e Kosovës në Gjilan rreth orës 17:25 është informuar se në Rrugën e “Kumanovës”, Lagja “Bregu i djegur” nê Gjilan, se një person i dyshimtë është duke i sulmuar qytetarët me thikë ku veç një vajzë e mitur ishte therur me thikë nga ky person i dyshimtë. Njësitet reaguese të policisë sē Kosovës nga Stacioni Policor i Gjilanit me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku posa kanë arrit në vend ngjarje për të reaguar dhe parandaluar incidentin, personi i dyshuar në mënyrë të fshehur dhe tinëzisht i ka sulmuar edhe zyrtarët policor”, thuhet në raporton citon rajonipres.
Njëri nga Zyrtarët policor, thuhet se ka pësuar lëndime serioze në pjesë të ndryshme të trupit ku si pasojë e goditjeve i shkaktohen plagë të rënda trupore në pjesët vitale të trupit, shpinë, duar, këmbë, dhe disa pjesë tjera.
Dhe sipas versionit policor, kolegu i policit të sulmuar duke e parë se po rrezikohet partnerit por edhe tij, ka nxjerr revolen dhe ka shtënë mbi sulmuesin. Si pasoj e përdorimit të armës, personi i dyshimti ka ndërruar jetë.
Sipas Policisë, njëri nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës me lëndime të rënda trupore me urgjencë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, dhe jeta e tij është në rrezik. Ndërsa trupi i pa jetë me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar për Obduksion në Prishtinë, transmeton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% Procesi ishte shumë i suksesshëm dhe dalja e përgjithshme nga ora 7:00 deri në ora 19:00... -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sa kanë votuar në Zvicër deri në ora 09:00
Jeta në Zvicër
-
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 Gjeneva është kantoni më i madh donator brenda Barazimit Financiar Kombëtar për herë të parë. Vitin... -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri












